• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë, plagosje me thika e  shishe birre për dy ora dore

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Tiranës ka arrestuar dy ditë më parë shtetasin Orgest Dhëmbi, i cili në muajin korrik të 2016 ka plagosur rëndë me shishe shtetasin Kid Konesha, ku shkak i sherrit mësohet të ketë qënë një konflikt për një sasi lekësh në bastet sportive. Dhëmbi ishtë shpallur në kërkim nga prokuroria, por vetëm dy ditë më parë u arrestua nga policia. Në këtë çështje edhe autori i krimit Orgest Dhëmbi dhe i dëmtuari Kid Konesha, janë marrë të pandehur pasi që të dy gjatë përleshjes kanë dëmtuar rëndë me mjete të mprehra njëri-tjetrin. Nga hetimet paraprake rezulton e provuar se personat nën hetim Kid Konesha dhe i dëmtuari Orgest Dhëmbi, të moshave 22 dhe 21 vjeç, janë të njohur me njëri-tjetrin, por se në ç’shkallë janë marrëdhëniet ndërmjet tyre deri në këtë fazë të hetimit, nuk dihet. Gjatë kohës së Kampionatit Evropian të futbollit ata kanë pasur marrëdhënie në lidhje me dhënie-marrje parash. Konkretisht, personi nën hetim Kid Konesha ka qenë borxh në një shumë prej rreth 10.000 lekësh dhe në vend të tyre ka lënë peng dy ora dore. I ati i tij, shtetasi Artur Konesha i ka kërkuar orët djalit dhe ai ka bërë përpjekje për t’i marrë dhe në konflikt e sipër, para një muaji, ata kanë qenë edhe në Komisariatin e Policisë, nga ku kanë dalë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen me mirëkuptim.
Sherri me thika e shishe
Por deri në datën 23 korrik 2016 ata nuk e kishin zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Në këtë datë, rreth orës 1900, ata janë takuar rastësisht te lokali “Flavjo”, në rrugën “3 Dëshmorët”. Aty, pas një konflikti me fjalë, i dëmtuari Orgest Dhëmbi është shkëputur nga personi nën hetim, ka hyrë te lokal “Euro-Lloto” dhe në tavolinën e shtetasit Ilirjan Avdija ka marrë një shishe birre, e ka derdhur dhe me të në dorë ka shkuar te personi nën hetim Kid Konesha dhe e ka goditur atë në kokë. Pas kësaj, ndërsa Orgesti është larguar me vrap, Kidi e ka ndjekur nga pas me një thikë në dorë dhe pasi e ka arritur, e ka goditur disa herë dhe pas kësaj është larguar me vrap. Në ndihmë të dëmtuarit Orgest Dhëmbi i shkojnë disa persona, ku ndër ta shtetasit Ilirjan Dhëmbi, Festim Preçi etj. Ilirjani ka parë se Orgestit po i rridhte shumë gjak. Për këtë, i ka kërkuar Festimit të hiqte bluzën dhe pasi ky i fundit e ka hequr atë, i ka lidhur plagët dhe me një makinë të rastit e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas pak, në Spitalin Ushtarak është dërguar edhe personi nën hetim Kid Konesha, ku, ndonëse me goditje më të lehta, ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar Policia Gjyqësore, e cila, pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka kryer veprimet e nevojshme hetimore, si këqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e deklaruesve okularë, ka marrë vendimet për kryerjen e ekspertimeve mjekoligjore të të dëmtuarve etj.

Eksperti i nxjerr plagët e rënda
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor nr. 1426, dt. 29.07.2016, rezulton se personi nën hetim Kid Koshena ka plagë masive në dorën e majtë, me këputje të tendinëve 2-3-4-5 të kësaj dore, se këto dëmtime janë shkaktuar nga një mjet i fortë i mprehtë dhe se hyjnë në kategorinë e të rrezikshmeve për jetën në çastin e shkaktimit, po të mos i jepej ndihma e menjëhershme e kualifikuar mjekësore. Në këto rrethana ka të dhëna të mjaftueshme se edhe shtetasi Orgest Dhëmbi ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”. Në këto rrethana, lind nevoja e caktimit të një mase sigurimi me karakter shtrëngues. Meqenëse në rastin konkret rrezikshmëria e veprës dhe e autorit plotësojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktim të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj tij, parashikuar në nenet 228, 229, 230 të Kodit të Procedurës Penale.

Next Post
Afera 18 mijë euro/ Fotot me oficerin Fatos Lushi, reagon Ylli Shehu: Takimi, rastësor

Afera 18 mijë euro/ Fotot me oficerin Fatos Lushi, reagon Ylli Shehu: Takimi, rastësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lundrimi në Ngushticën e Hormuzit ndalet pas deklaratave të Trump

Lundrimi në Ngushticën e Hormuzit ndalet pas deklaratave të Trump

May 3, 2026
Taulant Balla për tragjedinë në Durrës: Nuk është aksident, autori është një terrorist!

Taulant Balla për tragjedinë në Durrës: Nuk është aksident, autori është një terrorist!

May 3, 2026
Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

Shtrenjtimi i apartamenteve “shqetëson” bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! BSH do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

May 3, 2026
Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagosen 2 persona

Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagosen 2 persona

May 3, 2026
Pse grinden Ukraina dhe Izraeli për grurin dhe çfarë fshihet pas konfliktit për drithërat

Pse grinden Ukraina dhe Izraeli për grurin dhe çfarë fshihet pas konfliktit për drithërat

May 3, 2026
Makina e tij u rrokullis 100 metra dhe përfundoi në greminë!/ Ndërron jetë tek Trauma 30-vjeçari

Aksidenti në Durrës/ I mituri u transportua të Spitali i Traumës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje të rëndë, ka dëmtime të shumta!

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, ky është Nikoll Radaçi, shoferi që i mori jetën dy fëmijëve (Foto)

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është Nikoll Radaçi, shoferi që i mori jetën dy fëmijëve (Foto)

May 3, 2026
Aksidenti në Durrës/ Vogëlushi u përplas për vdekje nga shoferi i dehur, prindërit marrin lajmin e kobshëm në Itali, i ati ndodhej për kurim

Aksidenti në Durrës/ Vogëlushi u përplas për vdekje nga shoferi i dehur, prindërit marrin lajmin e kobshëm në Itali, i ati ndodhej për kurim

May 3, 2026
Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

May 3, 2026
Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë për vonesa të qëllimshme

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In