• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë, përndjek prej dy muajsh ish të dashurën… derisa një ditë e rreh mes të rrugës

by Java News
16/01/2017 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një fierak 47-vjeçar, i cili dyshohet se prej dy muajsh ka përndjekur ish-të dashurën e tij, duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike.

Edhe pse vajza përndiqej prej më shumë se dy muajsh, ajo është bindur që ta denoncojë në Polici ish-të dashurin vetëm paraditen e së mërkurës, pasi një natë më parë ishte dhunuar fizikisht nga ai në mes të rrugës.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasja 31-vjeçare, me iniciale S.L., është drejtuar në Komisariatin nr.2., ku ka bërë kallëzim ndaj shtetasit Renato S., 47-vjeçar, banues në Fier.

E dëmtuara ka dëshmuar para oficerëve të Policisë, duke treguar episodet e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe përndjekjen që i bënte ish-i dashuri, për arsye se ajo nuk pranonte që t’i rikthehej lidhjes me të.

Ndërsa është shprehur se për të njëjtën arsye, duke qenë se ajo nuk po u përgjigjej më telefonatave të tij, shtetasi Renato S. e ka pritur në mbrëmje kur është kthyer në shtëpi dhe e ka rrahur në mes të rrugës, në sy të disa kalimtarëve.

Vajza ka deklaruar se prej të paktën dy muajsh po përjeton ankth dhe frikë për shkak të mesazheve dhe telefonatave kërcënuese, madje për këtë arsye nuk kishte mundur që të kërkonte ndihmën e Policisë.

Ajo ka treguar se 47- vjeçari është i divorcuar dhe jeton në Fier. Ndërsa me të ka pasur një lidhje dashurie që ka zgjatur diçka më shumë se 2 vite e gjysmë. Lidhje që vajza pretendon se i ka dhënë fund vetë, për shkak të xhelozisë së shtetasit Renato S., por edhe për shkak të distancës, duke qenë se 31-vjeçarja jeton në Tiranë, ndërsa i dyshuari në Fier.

Por ky fakt nuk është pranuar asnjëherë nga autori, i cili edhe pse kishin 6 muaj që ishin ndarë, i kërkonte vajzës që të riktheheshin bashkë. Ndërsa prej më shumë se dy muajsh gjendja për të renë ishte bërë e padurueshme, pasi ai i bënte presion vazhdimisht dhe e kërcënonte që të lidhej sërish me të.

Ajo ka paraqitur si provë të përndjekjes edhe disa mesazhe që ai i ka dërguar në telefon dhe në rrjetet sociale.

Menjëherë pas kallëzimit, oficerët e Komisariatit nr.2 kanë udhëtuar drejt Fierit, ku kanë bërë arrestimin e të dyshuarit Renato S., me akuzën e përndjekjes./panorama/a.k

Next Post
Fiorentina i bën dush Juves, e mund 2-1

Fiorentina i bën dush Juves, e mund 2-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In