• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Përndiqte të fejuarën, gjykata dënon Ilir S. me burg

by A R
31/05/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg një 30- vjeçar, të akuzuar për “përndjekjen” e ish-të fejuarës së tij. Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S. nuk ka pranuar ndarjen nga e fejuara dhe e ka kërcënuar atë duke i kërkuar me ngulm vijimin e lidhjes. Përveç “terrorit” që ka ushtruar ndaj ish-të fejuarës, ai ka kërcënuar me SMS, si edhe ka kryer veprimet të dhunshme edhe ndaj personave me të cilët ajo shoqërohej.

KERCENIMET

Referuar vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, i pandehuri Ilir S. është kallë- zuar nga ish-e fejuara e tij, shtetasja me iniciale K. N. Para oficerëve të Policisë Gjyqë- sore, ajo ka rrëfyer se ka qenë e fejuar me të pandehurin Ilir S. për një periudhë kohore prej afro tre muajsh, e mandej janë ndarë.

Me kërkesën e të pandehurit, ata janë rilidhur përsëri, por këtë radhë pa dijeninë e familjeve të tyre. Kjo lidhje ka vijuar edhe për 10 muaj të tjerë. Sipas vendimit të Gjykatës, për shkak të dhunës fizike e psikologjike të ushtruar prej të pandehurit, në fillim të muajit qershor 2016, kallëzuesja e ka shkëputur lidhjen me të pandehurin.

Ndonëse raporti i tyre ka përfunduar, i pandehuri ka ngulmuar që lidhja të vazhdojë, duke i kërkuar takim dhe duke e kërcënuar atë. Përveç kallëzueses, i pandehuri Ilir ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe me telefonata e SMS një djalë dhe një vajzë, miq të kallëzueses, të cilëve u ka thënë: “…mbani mend se çfarë kam për t’ju bërë unë, s’keni punë me…”.

GRUSHT SHOKUT

Sipas Gjykatës, përveç kërcënimeve në telefonata apo SMS, i pandehuri ka ndërmarrë edhe veprime fizike ndaj personave me të cilët shoqërohej ish-e fejuara e tij. Një episod i tillë është shënuar në qershor të vitit 2016. Ai ka shkuar në një bar përballë universitetit ku studionte kallëzuesja, në një kohë ku aty ishte ish-e fejuara e tij nën shoqërinë e M.M., një shoku të saj.

Në atë moment para lokalit, i pandehuri ka parkuar automjetin e tij “Mercedes Benz”. Pasi ka dalë nga automjeti, i pandehuri i ka thënë atij që të dilte nga lokali “për një punë që kishte me të”. Fillimisht nga lokali ka dalë kallëzuesja, por i pandehuri i ka thënë: “Nuk kam punë me ty, thirra atë”.

Pasi personi që po pinte kafe me kallëzuesen ka dalë jashtë, i pandehuri e ka goditur me shuplakë në fytyrë duke i thënë: “…mos të të shof më me K.N.”. Pastaj i afrohet sërish e godet me grusht dhe i thotë: “…mbaje mend mirë këtë targë, se do e mësosh kush jam…”.

“HAJDE NE HOTEL”

Sipas Gjykatës, në të njëjtën ditë, i pandehuri i ka dërguar SMS kallëzueses duke i kërkuar takim, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Gjatë kësaj kohe, ajo ia ka treguar këtë fakt edhe një shokut të saj, të cilit i ka treguar dhe për veprimet e mëparshme të të pandehurit.

Më vonë ata janë takuar në një lokal pranë qendrës së Tiranës. Pasi janë takuar, i pandehuri i ka kërkuar asaj të shkojnë në hotel. Sipas Gjykatës, kallëzuesja nuk ka pranuar, por i pandehuri ka këmbëngulur, duke e kapur nga krahu e duke i thënë “hajde se të q… robtë”.

Në një kohë që i pandehuri ka vazhduar t’i bërtasë, ta kërcënojë dhe ta tërheqë nga krahu, kallëzuesja ka reaguar duke e qëlluar me shuplakë në fytyrë. I pandehuri menjëherë i është kundërpërgjigjur dhe e ka gjuajtur edhe ai kallëzuesen në fytyrë dhe i thotë: “…ti kokrra e k… shkon me lekë me të tjerë…”.

PERPLASJA ME SHOKET

Në një moment kallëzuesja ka mundur t’i shkëputet nga dora të pandehurit dhe ka vrapuar për t’u larguar, ndërsa i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa. Në këtë moment kallëzuesja i ka bërë një shenjë shokut të saj, i cili ishte nën shoqërinë e dy vetave të tjerë pranë të njëjtit vend.

Ai ka ndërhyrë për të ndërprerë veprimet e të pandehurit dhe më pas është ndihmuar dhe nga dy shtetasit e tjerë. I ndjerë i kërcënuar, i pandehuri është futur në ambientin e brendshëm të një lokali, ku ka qëndruar deri në ardhjen e policisë. Gjatë kësaj kohe, tre personat në fjalë kanë tentuar ta sulmojnë, por nuk janë lejuar nga pronari i lokalit. panorama/ma.me

Next Post
Bëni kujdes me pishinat që frekuentoni! Një parazit i rrezikshëm ka alarmuar mjekët

Bëni kujdes me pishinat që frekuentoni! Një parazit i rrezikshëm ka alarmuar mjekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In