• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë, nuk je pa të meta, por jemi të shtrënguar të të duam!

by Bajram Peçi
10/05/2023 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ndërsa rrëmoja të gjeja mes fotografive disa karta postare, të cilat më duheshin për pjesëmarrjen time filatelike në Expo-Retro-Transport, të zhvilluar në Tiranë më 29 prill, ndesha në disa foto që kisha bërë në ditët kur përroi apo lumi ujëpakët, Lana, kthehej në identitet. Janë ato shkaku pse po shkruaj, duke m’u dashur të kthehem 23 vite pas.

Është koha kur Edi Rama ka lënë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe fillon atë të Kryetarit të Bashkisë së kryeqyetit, ku ishte zgjedhur përmes votimit. Ka ndërmarrë fillimisht në vitin 2000 një zhdukje të grisë mjerane të qytetit, i cili kish vuajtur tmerrësisht vitin 1997 e 1998, duke kaluar përmes tymrave e zjarreve të armëve. Qyteti ngrysej e gdhihej i lodhur nga vuajtja dhe i trëmbur nga krimi. Ende pa bojatisur mirë fasadat e rrugëve kryesore (që duken në fotot ilustruese) Edi u hyn me guxim prishjeve në themel të “tokës së xanun” anës dy brigjeve të Lanës, të cilat, të paktën nga viti 1944, kishin qenë përpos se gjelbërim e kopësht i blertë. Kjo si kish penguar aspak për t’u pushtuar. Madje, atje, përballë Hotel Dajtit të rrënuar, edhe një shef policie kish ngritur buzë Lanës një biznes tre katësh

Fotot më kthyen në ato vite, kur si banor i hershëm i qytetit, kisha parë ndryshimet për mirë, por sidomos ato për keq të kohës së “rrumpallës”. Fill pasi u pushtua Parku Rinia, të ardhurit ju turrën me lakmi kësaj toke të lirë. Brënda më pak se tre vjetësh si Parku ashtu dhe Lana u kthyen në nevojtore gjigande, vënde nga ku përhapej ndotja e sëmundja. Qyteti kish humbur identitet.

-O Zot, sa e tmerrshme, sa shpejt ndryshoi ky qytet për keq! Çdo ekstremitet që ju shfaq Tiranës ishte vëllai i kufizimit, i mungonte hapësira, oksigjeni, lulishtet u bënë pallate, në çdo kënd ndërtese apo kthesë rruge gëlonte një “biznes” mavrie, që vetëm bënte pis qytetin.

E gjithë kjo e kish një shpjegim! Fenomeni i shpërnguljeve masive të popullatave nuk ka qenë shqiptar. Ai u pa të ishte pjesë e lëvizjeve të mëdha të pas Luftës së Dytë Botërore, që përfshiu pothuaj gjithë popujt e Europës. Shkaku ishin rrënimet e vëndbanimeve nga lufta dhe varfëria ekstreme, sidomos në fshatra, ku pothuajse mungonin tërësisht mjetet e jetesës, strehimi, ushqimi e veshmbathja. Këtë lëvizje, deri atë kohë i pa njohur, me dramat sociale që e shoqëronin, arti i kinemasë italiane pati aftësinë për ta ngjitur e dhënë si dramë përmes filmave. Regjizorët e kësaj kohe, me gjetjet tronditëse e përjetuese, e sollën në brezin tim me filmin artistik “Çatia” e regjizorit Vittorio De Sica. Nuk di të përmend një të dytë ku të përshkruhet më qartë drama e lëvizjeve të familjeve në skamje e mjerim dhe popullimi i periferisë së Romës. Këtë e vuajti edhe Tirana!

Në thelb, e gjitha çka ngjan flet për humbjen e kontrollit të shtetit mbi territorin! Tek ne nuk bëhej fjalë se ndokush në shtet merakosej nga çka ndodhte! Perkundrazi, nxitej në të gjitha instancat pushtimi i hapësirave “pronë shtetërore”, por jo rrallë dhe pronë private. Deri nga fundi i viteve ’40-të kontrolli i territorit ishte bërë për shumë shtete një pamundësi. Kështu ngjau edhe me Shqipërine që po ngrihej nga rrënojat e shtetit monist.

Tirana, ajo që ishte, por ishte tjetër gjë! Ishte jo provincë, por kryeqytet, me transport, por dhe me ato pak makina, mbahej më pastër dhe kishte më pak njerëz në rrugë. Kur u bë kryeqytet kish patur 14 mijë banorë, ndërsa në vitet ’50-të, rrotullohej te 45-50 mijë banorët. Ndryshimet demokratike duhet ta kenë gjetur afërsisht te 200 mijëshi.
Ne e dinim se ç’ishim, por nuk e dinim ende se ç’mund të bëheshim!? Kjo është koha edhe kur rëndom dëgjoje gjithnjë e më shpesh shprehjen, “Nuk bëhemi!” Ata të mjerë që u lanë të ndërtonin në Lanë, ku ngrehinat arritën edhe 6 kate, ku u “mbollën” dhe “u shkulën“ e më pas për t’u hedhur në plehra ndonja një miliard euro ndërtime, nuk i ndihmoi kush me këshillën “Mos ndërto atje!”, sepse kish dy arsye madhore që do prisheshin:

-E para, nuk është prona jote!

-E dyta, kjo pronë publike është në qendër të kryeqytetit, e ku patjetër që do vijë një ditë, do vijë dikush, e do i shkuli nga rrënjët! Dhe “dikushi” nuk vonoi të vinte!
Ai dikushi ishte Edi Rama! Kur lyente fasadat shkruante shtypi kundërshtar i tij se ngjyrat e ndezura, e verdha… po e mbushin Tiranën me mushkonja. Nuk është shaka…jo, jo! Kush është kureshtar të shfletojë shtypinn RD të Partisë Demokratike. Ky dikushi sot është Erion Veliaj, për të cilin qytetarët e Tiranës i kanë të gjitha arsyet se pse duhet t’i rijapin votën!

E reja nuk ndërtohet po aq lehtë se shkatërrimi që ju bë Lanës; sa rishkatërrimi i detyruar i atyre që ndërtoi kaosi. Këtë shkatërrimin e dytë është e lehtë ta mbrosh, sepse i ktheu Tiranës një hapësirë të këndshme publike, të cilën kushdo mund ta shijojë duke u endur trotuareve të saj ndodhur në hijen e rrepeve dhe aromës së blirit.
Pse po i kujtoj këto trauma që jetoi qyteti me pamjen e tij? Afërmendsh: se është kohë zgjedhjesh! Tirana ka plot gjëra për të korigjuar! Kryetarit të ri, me ndihmën e qeverisë do i duhet ta bëjë edhe më të jetueshshme sesa çe kemi! Nuk është fjala të fantazosh, por të bësh diçka që mund të arrihet dhe vënde e qytete plot prej ku mund të mësohet se ku arrihet kemi plot, ngjur, te fqinjët tanë! Për të arritur këtë, merr vlerë të pamatë qenja, kë ke kryetar?
Është syri i të zotit që e bën kalin të shëndoshet-është një thënje e lashtë!

Next Post
“Ka shprehur dhimbje për vajzën”/ Avokatët e Taulant Malajt që theri italianin, të bijën e gruan: S’donte të vriste djalin!

"Ka shprehur dhimbje për vajzën”/ Avokatët e Taulant Malajt që theri italianin, të bijën e gruan: S'donte të vriste djalin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në

December 25, 2025
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

December 25, 2025
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

December 25, 2025
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

December 25, 2025
“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

December 25, 2025
“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

December 25, 2025
Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com