Një shtetas ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë teksa ishte duke lëvizur me bicikletë.
Sipas policisë shtetasi me iniciale L.B., po lëvizte në rrugën “Qemal Stafa”, me biçikletë kur është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur.
Dyshohet se 68-vjecari mund të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.
/a.r