• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do hiqen masat në Shqipëri? Manastirliu: Po rishikojmë afatin e dozës së tretë dhe karantinën

by Java News
02/02/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se shumë vende në Europë po heqin masat kundër COVID, autoritetet shëndetësore në vendin tonë thonë se është herët për të shpallur fitoren mbi virusin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi pas vendimit të sotëm të këshillit të ministrave se masat në vendin tonë janë të intensitetit të ulët dhe mesatar, ndërsa nënvizoi se 98% e rasteve janë me të prekur me Omicron.

“Do të doja ta nisja duke përmendur atë kreu i OBSH ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitoren. Ajo që po bëjnë vendet e tjera është një vlerësim epidemiologjik. Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar.

Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Mbi 98% janë me Omicron. Situata në spitale është e qëndrueshme. Ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër’, u shpreh ministrja.

Ajo deklaroi se po rishikohet afati i marrjes së dozës së tretë të vaksinës për të ulur afatin e marrjes së saj në më pak se 6 muaj pas dy dozave të para dhe ulja e ditëve të karantinës për të infektuarit si pasojë e klinikës që shfaq Omicron te pacientët.

“Situata e vaksinimit po ecën me ritme të qëndrueshme. Sa i përket vaksinimit të popullatës +16 vjeç kemi arritur një 56% me dy doza. Sa i takon dozës përforcuese ka dhënë shumë garanci për uljen e shtrimeve dhe rasteve të rënda. Komiteti po rishikon bërjen e dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Po rishikohet edhe afati i karantinës për shkak të klinikës ndryshe të Omicron”, deklaroi ministrja.

g.kosovari

Next Post
Epoka e bollëkut ka mbaruar, arsyet pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Çmimi global i naftës, më i larti në 7 vite. "New York Times": Ja përse po shtrenjtohet kaq shpejt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In