• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë, një 55-vjeçare përdorte lokalin për prostitucion

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 55-­vjeçare në Tiranë shfrytëzonte ambientet e lokalit të saj për prostitucion, ushtruar nga dy vajza.

Informacionet e siguruara nga policia të çonin në lokalin e shtetases me inicialet Xh.S, e cila kishte në pronësi bar Unik në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku ndërmjetësonte ushtrimin e prostitucionit nga vajzat me emrat false Xhoi dhe Ana, shkruan Panorama. Për këtë, janë organizuar disa agjentë të policisë gjyqësore të cilët kanë monitoruar lëvizjet në lokal dhe jashtë tij.

Ajo që kanë parë oficerët kanë qenë lëvizjet e vajzës me emrin Xhoi, e cila hynte e dilte shpesh në lokal duke biseduar herë pas here me klientë të ndryshëm dhe pronaren. Pasditen e asaj dite, një djalë i moshës 30-35 vjeçare, veshur me një bluzë e pantallona të zeza, dhe me shapka, është parë të ulet në një nga tavolinat e barit dhe të komunikonte shpesh me pronaren 55-vjeçare.

Pas rreth 30 minutave para lokalit ndalon një taksi nga e cila zbret një vajzë rreth moshës 25 vjeçare dhe futet në lokal ku flet me pronare, e më pas ulet në shoqërinë e djalit me bluzë të zezë.

Ka qenë reja që është çuar e para nga tavolina pas 10 minutash bisedë dhe është drejtuar në godinën përballë, kur ndodhej një hotel. Nga pas e ka ndjekur edhe djali.

Pas 15 minutave që çifti kishte hyrë në hotel, kanë ndërhyrë agjentët së bashku me autopatrullën e Skuadrës Shqiponja. Pasi kanë pyetur recepsionistin për numrin e dhomës, trokitën dhe hynë, duke i gjetur dy personat të zhveshur. Në këtë moment, kanë pyetur vajzën se sa lekë kishte marrë nga djali

32­vjeçar. Ajo ka nxjerrë nga çanta një kartëmonedhë 5000 lekë të rinj.

Në polici 32­vjeçari ka pranuar se numrin e telefonit të vajzës e kishte gjetur përmes pronares së lokalit përballë hotelit, pra 55­vjeçares me inicialet Xh.S. “Kam dëgjuar për lokalin e Xh. se mban femra për prostitucion dhe kam shkuar disa herë më parë për kafe. Dje shkova pasdite dhe pronarja e lokalit më pyeti nëse doja ndonjë femër për seks dhe unë pranova. Xh. më dha numrin e Anës dhe e mora në telefon. Ajo erdhi me taksi dhe u ulëm të pimë diçka. Ramë dakort që të bëjmë seks në këmbim të 5 mijë lekëve (të reja). Shkuam tek hoteli përballë dhe pagova edhe 1000 lekë (të reja) për dhomën. Sapo filluam të kryejmë marrëdhënie hyri policia”.

Ndërsa vetë 29­vjeçarja, me emrin e punës Ana, gjatë hetimeve ka deklaruar se kontaktin e parë me lokalin e Xh. e ka pasur një javë më parë ku një shoqja e saj bënte të njëjtën gjë.

“Shoqja më ka ftuar tek lokali “Unik” për të gjetur ndonjë mashkull që të shkonte me lekë. Kur shkova tek lokali, pronarja më tha se nëse do kishte ndonjë kërkesë, për mua nga meshkuj, do më telefononte.

Madje shoqja më sugjeroi se mund të shkoja tek hoteli që ishte përballë lokalit”.

Një ditë më parë se të kapej në flagrancë, e reja kishte kryer seks edhe me një shtetas turk, po në këtë hotel. “Dje në darkë më mori në telefon një djalë i panjohur dhe më tha se

jam porosi e Xh., hajde tek lokali. Pasi ramë dakort për pagesën, shkuam tek hoteli”, tha e reja, shkruhet në vendimin e gjykatës.

Panorama

Next Post

A do shqyrtojë Gjykata Kushtetuese brenda 24 orëve kërkesën e Nishanit? Dedja: Ende se kemi parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In