• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë/ Nis investimi më i madh në 30 vjet në Njësinë 2, transformohet ish-tregu elektrik

by Ardit Rada
26/05/2020 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas largimit të kioskave dhe tezgave nga tregu elektrik, të cilat u sistemuan në një hapësirë më të përshtatshme, Bashkia e Tiranës nisi investimin më të madh në këto 30 vite në Njësinë 2. Dikur një nga zonat më të degraduara, shumë shpejt blloku që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” – Blv. “Petro N. Luarasi” – Rr. “Taulantia” – Rr. “Ali Demi” do të transformohet tërësisht, ku krahas asfaltit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse.

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se do të punohet edhe gjatë verës, për të kapur afatet, teksa shtoi se do të investojmë në çdo lagje të Tiranës, njësoj si me Piramidën dhe Teatrin e Ri. “Ky është investimi më i madh në Njësisë 2; jemi te blloku “Taulantia”, një zonë e ngelur si ato zonat mes dy kufijve, njësisë 1 dhe 2. Më vjen mirë që kjo zonë po pëson një transformim të jashtëzakonshëm. Do të punojmë gjatë gjithë verës për t’u siguruar që, teksa qytetarët i kthehen jetës normale dhe vazhdojnë me pushimet, në terren punohet pa pushim për të shfrytëzuar edhe kohën pa shumë trafik”, tha ai.

Veliaj shtoi se kishte ardhur koha që pas 30 vitesh tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë e kioska, duke zënë hapësirat publike, por të sistemohej në mënyrë të denjë. “Nisin si shtojca të përkohshme dhe pastaj hedhin rrënjë. 30 vjet është një kohë shumë e gjatë për të qenë një situatë e përkohshme dhe kishte ardhur koha që tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë, nëpër kioska, duke zaptuar hapësirat publike, por të sistemohej ashtu siç është sistemuar në dyqane, për ta liruar këtë territor fantastik në një hapësirë për komunitetin”, tha ai.

Sipas tij, bashkia do të vijojë me investimet në mënyrë kapilare në të gjitha lagjet. “E kuptoj vitin ’91-’92, kur sapo kishte filluar kapitalizmi, ishte i nevojshëm qarkullimi i të mirave materiale dhe financave, por vjen një ditë kur duhet t’i hapim rrugë zhvillimit. Ishim mësuar me treg në rrugë për pajisjet elektrike, me treg në rrugë për rrobat te komuniteti rom, i cili sapo u zhvendos te ish Fabrika e Miellit, me një teatër skandaloz, me fusha skandaloze, me lodra të shkatërruara, por vjen një çast kur dora e modernizimit duhet të kapë çdo hapësirë të qytetit. Siç po fillojmë me rregullimin e Piramidës dhe Teatrin e ri, ashtu do të vazhdojmë në mënyrë kapilare me lagjet”, tha Veliaj.

Ai siguroi qytetarët e Tiranës se për sa kohë që kjo bashki është e fokusuar te modernizimi i qytetit, zhvillimi do të prekë çdo cep të sajin. “Siç nuk do lëmë mënjanë edhe veprat apo simbolet në qendër, si Teatri i ri, Piramida apo Parku “Rinia”, i cili hapet në 1 qershor – dua të ftoj të gjithë fëmijët dhe familjet e Tiranës të jenë pjesë e këtij aktiviteti – kështu do të vazhdojmë cep më cep”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar hapësirat publike të zaptuara, ndërsa theksoi gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të sistemuar përmes programeve të ndryshme të strehimit, të gjithë ata që preken nga këto projekte. “I kërkoj qytetarëve bashkëpunim! Do bëjmë maksimumin për të akomoduar sa të mundemi nevojat e komunitetit, ama aty ku dikush është në mes të rrugës, do të duhet të hapë rrugë. Kemi mundësi që me bonuset e qirasë të ndihmojmë të gjithë ata që preken, por duhet ta pranojmë, herët a vonë, nëse ke ndërtuar në pronë publike dhe ke bllokuar rrugën për mijëra qytetarë, do të duhet që t’i hapësh rrugë vendit”, nënvizoi ai.

Ky bllok ka një sipërfaqe rreth 13 ha, në të cilën mbizotërojnë banesa rezidenciale 1-3 katëshe dhe pallate 4-5 katëshe. Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut i cili paraqitet tepër i amortizuar. Gjithashtu pjese e projektit do jetë trajtimi i hapësirave publike si dhe ndërtimi i parkingjeve në brendësi të bllokut. Ndërkaq, zona e Tregut Elektrik është trajtuar si një zonë pedonale dhe me gjelbërim.

Next Post
Basha takim me bizneset në Njësinë nr.5: Ramavirusi ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë

Basha takim me bizneset në Njësinë nr.5: Ramavirusi ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In