Një 68-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet ditën e sotme në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se i moshuari ishte probleme mendore, dhe u dilte para makinave, madje në shumë raste ka ndërhyrë për ta larguar nga rruga.
Por ditën e sotme, ai është përplasur nga një makinë, ku edhe pse është dërguar në spital nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.
Policia ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë aksidentit.