• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tiranë/ Morën peng 37-vjeçarin, 2 në pranga 1 në kërkim. Ja motivet

by A R
26/12/2015 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pak orë pas dhunimit, dhe më pas marrjes peng të 37-vjeçarit Klajdi Gjeçi, Policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e 2 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri për këtë ngjarje. Njëri prej autorëve u arrestua në një mjet taksi së bashku me të dëmtuarin pas mesnate, ndërkohë shtetasi tjetër u prangos gjatë orëve të para të mëngjesit. Aktualisht blutë po punojnë për kapjen e një tjetër pesoni të përfshirë në ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Sipas dëshmisë të Klejdi Yzeirajt, i cili është edhe pronar një lokali në zonën e “Freskut” në Tiranë, konflikti me Gjeçin nuk ishte për shkak të gërvishtjes së automjeteve apo parakalimit. Gjeçi kishte qenë ditën e djeshme në lokalin e Yzeirajt për të ngrënë. Aty ai është konfliktuar me një kamerier dhe me vetë Yzeirajn.

Sipas të dhënave personi i dhunuar dhe më pas marrë peng,  rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Ja njoftimi i Policisë së Tiranës

Më 26.12.2015, në orët e para të mëngjesit, u bë arrestmi në flagrancë e shtetaseve:
1- Klejdi Yzeiraj, 27 vjeç, banues në Tiranë
2 – Martin Seferi, 31 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit E. Y, 31 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas më datë 25.12.2015, rreth orës 20.35, në rrugën e ‘‘Dibrës“, në bashkëpunim me njeri –tjetrin, pas një konflikti të çastit për motive dobeta, kanë rrahur dhe më pas kanë marrë me forcë nga mjeti i tij, tip “Peugeot”, me targa AA 588 FP, shtetasin K. Gj, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilin pasi e kanë hipur në automjetin e tyre, tip “BMV X-6”, e kanë dhunuar atë fizikisht dhe pas janë kapur nga Policia.

Next Post

Gjykata Speciale në tetor ngre aktakuzat e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

January 28, 2026
Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

January 28, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ismail Kadareja, shkrimtar i angazhuar komunist dhe mjeshtër i gjuhës

January 28, 2026
Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

January 28, 2026
Rekord negativ në Europë/ Eurostat: Të rinjtë shqiptarë vështirësi për të përballuar jetesën

“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

January 28, 2026
“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

January 28, 2026
Dorëheqja e Mark Markut/ Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

Kadare meriton një vend dinjitoz në hapësirën publike ashtu si në histori

January 28, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Shqipëria, partnere e besueshme”, Begaj pret ambasadorët e huaj, mesazh të veçantë edhe për Diasporën

January 28, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In