Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të diele 2 persona për armëmbatje pa leje.
Dy të arrestuarit janë kapur në aksin Vorë-Rinas, ku njëri prej tyre është punonjës policie burgjesh, ndërsa tjetri është i dënuar më parë për rrëmbim personi. Të arrestuarit janë përkatësisht, Gentian Muçaj, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për rrëmbim personi dhe Mirald Meça, 28 vjeç, banues në Tepelenë, me profesion Punonjës Policie pranë I.E.V.P. Tepelenë.
Këta persona po udhëtonin në automjetin tip “Audi”, ku nga kontrolli i ushtruar në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistolet TT, me 7 fishekë dhe një armë zjarri pistolet Grand Power, me 15 fishekë. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.