• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tiranë, masa ndëshkimore për zaptuesit e hapësirave publike

by Java News
19/08/2015 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata individë që zaptojnë hapësirat publike do të përballen me një sërë masash ndëshkimore. Paralelisht me aksionin për lirimin e hapësirave publike në Njësinë Administrative nr. 5, Bashkia e Tiranës ka nisur hartimin e një plani masash për parandalimin e situatave të tilla, në të cilin parashikohen edhe ndëshkime me gjoba ndaj atyre që i zënë ato në mënyrë të paligjshme.

Gjatë inspektimit të punimeve për rehabilitimin e njësisë nr. 5, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Isuf Shehu, tha në një prononcim për mediat, se do të merren të gjitha masat për të çliruar qytetin nga abuzimet. “Në ditën e pestë të aksionit për lirimin e hapësirave në Njësinë nr. 5, Bashkia e Tiranës po bën rehabilitimin e tyre. Pas lirimit të hapësirave ka nisur projekti për rikualifikimin e këtij blloku urban, për të shënuar fillimin e punimeve në këtë zonë dhe për rehabilitimin e ambienteve”, deklaroi Shehu.

Krahas punës për rikualifikimin e hapësirave publike, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se po merren masat e duhura, të cilat do të sanksionojnë vendosjen e penaliteteve për të gjithë ata të cilët zënë hapësirat publike. “Këto masa do të jenë tejet të ashpra. Në këtë mënyrë do të mundohemi ta çlirojmë qytetin nga të gjitha veprimet abuzive, për ta bërë sa më të banueshëm e të jetueshëm për të gjithë ne”, tha Shehu. Për sa i përket interesimit të mediave nëse ka pasur masa deri më tani, ai theksoi se Policia Bashkiake ka vendosur gjoba ndaj gjithë subjekteve të cilët kanë shkelur hapësirat publike.

Deklarata e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës u bë gjatë inspektimit të punimeve të projektit  për ”Rikualifikimin Urban të Bllokut që kufizohet nga rrugët “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, “Skënder Luarasi”, “Grigor Heba dhe “Gjik Kuqali”. Ky projekt financohet nga Bashkia e Tiranës me një vlerë prej 62.2 milionë lekësh dhe do të mbarojë brenda 8 muajve.

Next Post

Noka: Qeveria është bërë palë me bandat dhe jo me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të në krizë pas atentatit: politika, media dhe akuzat për ‘gjuhë urrejtjeje’”

SHBA-të në krizë pas atentatit: politika, media dhe akuzat për ‘gjuhë urrejtjeje’”

April 28, 2026
TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

April 28, 2026
Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

April 28, 2026
Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

April 28, 2026
Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

April 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Parashikimi i shenjave nga Jorgo Pulla. Ndryshime, mundësi dhe vendime të rëndësishme

April 28, 2026
Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

April 28, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Ervin Mata do ekstradohet në Shqipëri”/ Karamuço: Largimi i tij jashtë vendit, para zhdukjes së Martinajt

April 28, 2026
Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte

Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte

April 28, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

Gjyqi i Metës, Spaho kritikon Berishën: E harroi aleatin! Turp për ata që kanë ngrënë bukë prej tij…

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In