• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tiranë/Kryebashkiaku Veliaj tregon situatën: 60 brigada në terren, qytetarët të kufizojnë lëvizjen

by Java News
05/01/2020 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 60 brigada të Bashkisë së Tiranës janë në terren duke punuar që situata e pazakontë me stuhi ere që ka përfshirë kryeqytetin të kalojë pa probleme.

Në një intervistë për TCH, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bën të ditur se në Tiranë ka pasur rreth 100 incidente, pro fatmirësisht pa viktima.

“Kemi sot rreth 60 brigada në terren. Këtu përfshij brigadat e zjarrfikëseve, kemi pasur disa raste vandalizmi, djegie të koshave të plehrave.

Sapo kishim një djegie të një kamionçine në Kodër-Kamëz, në Institut Bujqësor.

Kështu që me Policinë bashkiake, policinë e shtetit, zjarrfikëset, dhe të gjithë repartet e gjelbërimit, kryesisht që bëjnë krasitjen e pemëve të rëna, jemi prezent në këto 100 incidente.

Kështu që ftesa për të gjithë qytetarët për të mos rrezikuar ashtu siç patëm 3 raste minore plagosjesh është që të rrinë brenda dhe të presin që Bashkia dhe gjithë autoritetet të normalizojnë situatën deri nesër në mëngjes”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë të dielë dhe të kufizojnë lëvizjen gjer në normalizimin e motit.

“Kemi pasur rreth 100 incidente të regjistruara në Tiranë. Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është ndoshta ajo më e padëmshmja, sepse është artificiale dhe plastike.

Ndërkohë që pemët shekullore, ato përgjatë Bulevardit, si te kryeministria, pema e fundit që sapo ra te Presidenca, apo pemët përgjatë bulevardit rreth lumit Lana, kanë qenë ato më problematiket.

Kemi pasur rreth 100 incidente të tilla, fatmirësisht pa të lënduar rëndë. Kemi vetëm 3 raste të lënduarish momentalisht në spitalin e Traumës.

Kryesisht nga tjegulla, apo parapeta të rëna nga pallatet. Ndaj edhe këshilla për gjithë qytetarët është rrini brenda, sot është një ditë pushimi.

Nuk ka asnjë arsye madhore për të qenë jashtë, në momentin që sipas sinoptikanëve vazhdojnë erërat e forta. Është një erë jashtëzakonisht e lartë.

Parashikohet që deri në orën 6-7 të mëngjesit këto erëra të jenë kthyer në normalitet”, deklaroi Veliaj. TCH

Next Post
Kroacia/Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç mundet në balotazh nga Zoran Milanoviç

Kroacia/Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç mundet në balotazh nga Zoran Milanoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika mban frymën, KLP hap garën nesër për krijimin e SPAK

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Shoqata e shqetësuar për ndarjen e provave me avokatët!

October 1, 2026
“T’ia kursejmë shtetit lojërat e tallavasë”- Çështja e SHISH, analisti Leka: Opozita po bën autogola! Do që ta keqpërdorë situatën

“T’ia kursejmë shtetit lojërat e tallavasë”- Çështja e SHISH, analisti Leka: Opozita po bën autogola! Do që ta keqpërdorë situatën

October 1, 2026
Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet -

Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet

October 1, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Rishikohen masat e sigurisë! Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg (VIDEO)

October 1, 2026
Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO)

Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO)

October 1, 2026
Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

October 1, 2026
VIDEO/ Moti i keq godet Kretën, përmbytje dhe dëme të shumta

VIDEO/ Moti i keq godet Kretën, përmbytje dhe dëme të shumta

October 1, 2026
Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

October 1, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Pse vjen kaq dëndur Von der Leyen në Tiranë?

October 1, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

Integrimi/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com