Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë ku dy persona janë përfshirë në një konfrontim të dhunshëm.
Bëhet fjalë për një 56-vjeçar dhe një grua të moshuar 70-vjeçare.
“Më datë 27.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ali Demi”, është konfliktuar fizikisht me shtetasen M.Xh, vjeç 70, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal”, njofton policia./a.m.