Policia e Tiranës ka arrestuar sot katër persona, për shkak se u gjetën me një sasi kokaine.
Katër të arrestuarit në rrugën “Marko Boçari” janë Gjergji Priftuli, Ronald Gjoni, Andi Arapi dhe Aldo Xhani.
Atyre iu gjet 23.6 gramë dhe 6 milionë lekë, bën të ditur News24.
Dyshohet se kokaina ishte për t’u shitur në shkollat e mesme dhe në lokalet e natës në Tiranë.