• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dritëro Agolli: Spiunimi, Rama dhe një episod rreth Sali Berishës në Itali

by A R
23/11/2015 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritëro Agolli ka shprehur shqetësimin e tij përsa i përket nismës së qeverisë për dhënien e informacioneve nga qytetarët për bizneset. I intervistuar nga gazeta “Panorama”, Agolli thotë se ka frikë se nga kjo nisëm mund të kthehet koha e komunizmit, kur njerëzit spiunonin njëri­tjetrin.

“Denoncimi nga qytetarët nuk më duket i studiuar mirë, sepse bën të gjithë popullin spiun, ne kemi vuajtur nga kjo gjë. Njerëzit do të kenë frikë të rrinë dhe të flasin në tavolinë. Mund të ketë dhe shtrembërime fjalësh dhe informacionesh, sepse ka dhe xhelozira dhe inate, dhe kërkon shumë kujdes kjo gjë. Por duhet të kihet kujdes kur fillohet një nismë, që të mos ketë prapësim rrugës apo të kthehesh në pikën e parë, atje ku ishe”, thotë Agolli.

Shkrimtari i njohur vlerëson performancën e qeverisë duke thënë se kryeministri e ka nisur mirë punën për të rregulluar shtetin por kjo sipas tij nuk duhet të bëhet me hov të madh , me aksione.

“Kryeministri e ka nisur mirë punën, për të rregulluar funksionimin e shtetit, por kjo nuk duhet të bëhet me hov të madh, me aksione. Lufta kundër informalitetit është punë e përditshme e institucioneve të shtetit. Edhe një organizëm i sëmurë nuk shërohet brenda natës, sado terapi të fortë të marrë, do ditë që të reagojë ndaj ilaçeve që i jepen”, shprehet Agolli.

Në rrëfimin e tij, shkrimtari i vjetër kujton edhe një episod në lidhje me Berishën, ndodhur në Itali.

“Ishim në një promovim të “Zylos”, kur një profesor i universitetit të Leçes thotë se Sali Berisha është fashist. Iu përgjigja se nuk është e vërtetë, unë e kam mik. Sigurisht që Berisha është polemist, por  do të mirën vendit të tij. Mund ta kem kundërshtar politik, por nuk mund te lejoj që ta shajnë të huajt”.

E shoqja e shkrimtarit, Sadie Agolli, ndërhyn në bisedën me “Panoramën” dhe thotë se në një aktivitet të organizuar nga Ekrem Bardha në SHBA, Dritëroi ka ngritur edhe një dolli për Berishën. “Ishin festat e nëntorit dhe Dritëroi tha se shqiptarët e kanë zakon ta ngrenë një dolli për kreun e shtetit. Në atë kohë ishte Sali Berisha president dhe Dritëroi e piu dollinë, edhe pse politikisht ishin kundërshtarë”.

 

Next Post

Thaçi u jep rroga “cash” punëtorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In