Një person është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur një pikë skrapi. Në pranga është vënë Arjan Myftari, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestim i tij u bë pasi, u kap në flagrancë, në rrugën “Ali Shefqeti”, duke vjedhur në një pikë skrapi, në pronësi të shtetasit K.M.
Gjithashtu nga veprimet proceduriale rezulton se Myftari është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së ndodhur një ditë më parë, ku ka vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E.D. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”./a.k