Shqiptarët janë gjaknxehtë dhe këtë e kemi vënë re të gjithë, por çfarë ndodh kur dy ish-kunetër takohen bashkë rastësisht?
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në një prej urbanëve të Tiranës, ku dy ish-kunetërit janë hasur me njëri-tjetrin. Pasi ka nisur debati i ashpër mes tyre, 31-vjeçari M.U., ka kanosur me fjalë për jetën ish-kunatin, shtetasin J.M, vjeç 45, banues në Babrru.
Ata janë përballur rastësisht në urban dhe kanë nisur debatin me fjalë, duke degjeneruar më pas deri në kërcënime, shkruan joq.
Mësohet se i riu kishte pak kohë që ishte ndarë nga motra e 45-vjeçarit. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet shoqërimin e shtetasit M.U, vjeç 31, banues në Bathore./a.m.