Një shtëpi u përfshi nga flakët këtë të martë në Tiranë. Banesa, e cila ndodhej në katin e tretë të një pallati në zonën e Stacionit të Trenit, u shkrumbua e gjitha.
Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/a.r