• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ I riu ndalon vajzën në rrugë dhe e rreh barbarisht… 6 muaj pasi ishin ndarë

by Java News
11/07/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë muaj, pasi ishte ndarë nga e dashura, një 24-vjeçar nga Tirana vazhdonte të ishte xheloz dhe e ndiqte vazhdimisht për ta parë se me kë takohej.

Policia e ka vënë në pranga të riun, i cili akuzohet se sulmoi vajzën dhunshëm në mes të rrugës. Pasi, i kishte kërkuar prej disa javësh që t’i rikthehej lidhjes me të dhe ishte refuzuar nga vajza, ai sërish nuk hiqte dore, duke vëzhguar çdo veprim të saj, duke i telefonuar e pritur poshtë shtëpisë.

Veprime që kishin marrë përmasat e përndjekjes, por vajza me iniciale R.Ç., 22 vjeçe, kishte ngurruar që ta denoncojë.

Xhelozia e Jonader Bamit, tashmë i arrestuar, ka arritur kulmin mbrëmjen e së shtunës, kur në qendër të Laprakës, ka ndaluar me forcë nga krahu në rrugë ish-të dashurën e tij.

Pas refuzimit të vajzës për të biseduar me të, 24-vjeçari ka nisur ta fyejë e ta kërcënojë. Në fund e ka goditur me grushte e shqelma, duke e shtrirë në trotuar, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve.

Burime nga Policia thanë se janë lajmëruar për ngjarjen nga kalimtarët e rastit, disa prej të cilëve kishin ndërhyrë për t’i nxjerrë nga duart 22-vjeçaren që po dhunohej barbarisht.

Drejt vendngjarjes janë nisur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.3, që kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Jonader Bami.

Ai i kishte marrë me forcë edhe celularin e markës “LG” 22- vjeçares dhe nuk pranonte t’ia jepte pa lexuar mesazhet.

Burime nga Policia thanë se edhe në prezencë të forcave të rendit, madje edhe me pranga në duar, ai sërish e kërcënonte vajzën duke refuzuar t’i japë telefonin.

Menjëherë pas arrestimit të autorit të sulmit, 22-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku i është marrë edhe një deklarim për ngjarjen.

Burimet thanë se është kërkuar edhe prezenca e një psikologeje, pasi gjendja e saj ishte e rënduar.

Madje, fillimisht, ajo nuk donte që të bënte denoncim për ngjarjen, pasi kishte frikë nga ish-i dashuri.

Në fund ka pranuar ta kallëzojë, duke treguar se kjo ishte hera e parë që ai e dhunonte në këtë formë, por edhe më përpara e kishte fyer, kërcënuar dhe përndjekur e në disa raste e kishte qëlluar me shpullë.

Kjo kishte qenë edhe arsyeja pse ajo kishte vendosur të ndahej me të, ndërsa ai behej xheloz, pasi dyshonte se vajza mund të kishte lidhje me ndonjë djalë tjetër.

Next Post

Mali i Zi kërkon 14 mijë punonjës sezonale, rroga nga 1500 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In