Një shpërthim i fortë eksplozivi është dëgjuar në rrugën 5 maji, nga ku mësohet të jetë hedhur në erë një mjet ndërtimi i tipit ekskavator. Sipas hetimeve te deritanishme dyshohet per nje konflikt te mundshem mes pronareve te tokes dhe ndertuesit.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, teksa policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht forcat e policisë dyshojnë për vënien e një lënde plasëse.
Paralelisht me këtë shpërthim, një i dytë ka ndodhur po në rrugën 5 maji, ku mësohet gjithashtu të ketë shpërthyer edhe një kabinë elektrike.