Një punonjës i policisë rrugore është goditur nga një person me grusht. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesdite në Tiranë ndërkohë raportohet se efektivi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Viktimë e sulmit ishte polici me inicialet G.B. 35-vjeç, punonjës i policisë rrugore. Ai është goditur nga shtetasi E.Mrishaj, 27-vjeç nga Shkodra i cili u ndalua nga blutë e kryeqytetit.
Ai akuzohet për “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “goditje për shkak të detyrës”.