• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TIRANE/ Gjenerali Pavel: NATO po sfidohet nga aktorë shtetërorë, forca ushtarake e grupe terroriste

by Java News
16/09/2017 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë u mbajt sot Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s ku të pranishëm ishin shefat e shtabeve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Tema kryesore e diskutimeve ishte situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhënia e rekomandimeve për vazhdimësinë e misioneve “Resolute Support” në Afganistan dhe KFOR në Kosovë.

Shqipëria konfirmon vazhdimin e misionit të saj në Afganistan dhe shtimin e prezencës së saj atje. Kryetari i Komitetit Ushtarak, gjenerali Peter Pavel ka theksuar se NATO do të vazhdojë të ndjekë politikën e dyerve të hapura. Por aleanca ka sfida shumë të vështira përpara, tha ai.

“Jemi të sfiduar nga aktorë shtetërorë e jo shtetërorë, forca ushtarake, grupe terroriste dhe sulmet kibernetike. Përgjegjësia jonë mbetet mbrojtja e territorit dhe popullsisë sonë”, tha Gjenerali Pavel.

“Shqipëria do të mbetet e angazhuar për sa kohë të mbetet e nevojshme në misionin e NATO-s ‘Resolute Support’. Përpjekja jonë e përbashkët është Afganistani të mos kthehet në një vend të sigurt për terrorizmin ndërkombëtar. Prandaj, vitin që shkoi Shqipëria e dyfishoi prezencën e saj në dhe unë gjej rastin sot të ju bëj me dije që u deklarua në konference që ne do të shtojmë edhe me një togë tjetër prezencën në Afganistan. Kjo është vendosmëria e Qeverisë dhe e Forcave të Armatosura për të vijuar kontributin në Afganistan”, u shpreh Bardhyl Kollçaku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

“Sa i përket Kosovës nuk themi që nuk ka të drejtë të krijojë ushtrinë e saj, por kjo duhet bërë sipas procedurës së duhur dhe një afati kohor të caktuar. Për sa i takon anëtarësimeve të reja, NATO ka deklaruar të ashtuquajturën “politikë të dyerve të hapura” dhe nuk ka asnjë dyshim në këtë aspekt. Ka disa kritere që duhen plotësuar, interesi i përbashkët dhe konkurueshmëria e Forcave të Armatosura. Kemi disa vende aspirante që po punojnë për reformën në mbrojtje dhe ne po i asistojmë ato. Pasi të arrijmë nivelin që lejon anëtarësimi, besoj se procesi i negociatave politike do t’i hapë rrugë anëtarësimit të plotë. Ndërsa sa i përket çështjes së Rusisë, ne po ndjekim zhvillim atje, konkretisht stërvitjen që po zhvillojnë së fundmi, por nuk ka asnjë tregues që do të përbënte kërcenim direkt apo që Rusia po përdor stërvitjen si maskim për mësymje reale”, tha Petr Pavel, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Next Post
Profesori i Harvardit: 2017- 2021, Qeveria të fokusohet te turizmi dhe bujqësia

Profesori i Harvardit: 2017- 2021, Qeveria të fokusohet te turizmi dhe bujqësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In