• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Profesori i Harvardit: 2017- 2021, Qeveria të fokusohet te turizmi dhe bujqësia

by Java News
16/09/2017 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i njohur i Harvardit, Ricardo Hausmann thotë se gjatë këtyre katër viteve, qeveria ia doli të zgjidhë me sukses 2 probleme të mëdha të trashëguara nga e shkuara, krizën fiskale dhe atë energjetike.

“Kur qeveria nisi punën në 2013-n, kishte një deficit të lartë, nuk po paguante faturat e saj dhe po akumulonte borxhe dhe pastaj ishte kriza me CEZ-in. Sot këto dy probleme janë zhdukur. Të ardhurat janë të kontrolluara mirë, problemet me OSHEE-në janë zgjidhur, ka investime të rëndësishme në energji dhe vitin që shkoi ky sektor ishte investitori i jashtëm më i madh në vend”, thotë ai.

Por cilat duhet të jenë prioritet e qeverisë në katër vitet që vijnë, sipas profesorit të Harvardit?

“Ka shumë gjëra që mund të bëhen për ta shndërruar Shqipërinë në një vend edhe më tërheqës, për turizmin. Është mundësia e një aeroporti në jug, ka mundësi të zhvillimit të porteve të vegjël, që për arsye historike nuk i ka zhvilluar kurrë, është mundësia të tërheqësh investime në hotele me pesë yje, të udhëtosh në Shqipëri nga ajri është ende shumë shtrenjtë, duhet të ketë politika që të adresojnë këtë problem. Mendoj se mund të bëhet shumë sa i përket teknologjisë për të përmirësuar bujqësinë. Kemi eksperiencën e kthimit të emigrantëve shqiptarë nga Greqia, që shkojnë në fshatrat e tyre dhe merren me bujqësi. Mendoj se qeveria duhet të bëjë përpjekje për të tërhequr industrinë e manifakturës. Ka plot mundësi duke patur parasysh zonat ekonomike dhe industriale, Koplikun, Spitallën, Vlorën dhe dy zona të reja në Tiranë. Shpresoj që qeveria të punojë në këto sektorë, siç bëri me krizën fiskale dhe energjetike”, përgjigjet Hausmann.

Për të rritur investimet e huaja në Shqipëri, profesor Haussman ka një këshillë.

“Nuk mendoj se ka diçka specifikisht të gabuar me taksimin në Shqipëri, por mendoj se duhet përmirësuar ekosistemi i biznesit. Duhet t’u shpjegojmë investitorëve se cilat janë mundësitë që u ofrohen në Shqipëri dhe duhet të luftojmë burokracinë duke bërë sistemet më efektive, që të jetë më e lehtë për ta. Mendoj se një politikë proaktive mbi investimet e huaja është jetike, jo vetëm për pritur që investitorët të vijnë, por duhet të jemi agresivë, të marketojmë në mënyrë direkte tek ata që do të kishin arsye të mira për të qenë në Shqipëri, por që nuk kanë menduar për të, sepse po eksplorojnë mundësi të tjera. Pra të vendosim Shqipërinë në mendjen e tyre”, deklaron ai. TCH

Next Post
Zhduken një vajzë e dy djem të mitur në Tiranë, nënat e tyre denoncojnë në polici

Skema/ Ja si falsifikoheshin në Tiranë 5 lloje dokumentesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

August 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

August 16, 2026
Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

August 16, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

August 16, 2026
Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

Pjesë e trafikut të drogës, ekstradohet Xhuljano Hoxha. Një tjetër arrestohet në Rinas

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

Zjarret në vend/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com