Kufoma e një 84 vjeçareje është gjetur ditën e sotme në lumin Lana në Tiranë. Sipas policisë, viktima është identifikuar si Bozhana Bodini 84 vjeç.
Nga të dhënat e para nuk dihet se cili është shkaku i vdekjes së saj, ndërsa trupi i është dorëzuar ekspertizës mjeko-ligjore.
Nga verifikimet e kryera bëhet e ditur se 84 vjeçarja kishte humbur kontaktet me familjen e saj që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Redaksia Online
(JavaNews.al)