• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Fëmija vjen në shtëpi i gjakosur, prindërit denoncojnë për dhunë në kopësht një edukatore

by Java News
02/08/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të rinisë hetimet në lidhje me plagosjen e një djali 6- vjeçar në kopshtin nr. 26, në Tiranë. Prindërit e fëmijës e patën denoncuar ngjarjen e ndodhur më 23 qershor 2015, mirëpo pas hetimeve, Prokuroria kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Ngjarja, e cila rikthen edhe një herë në vëmendje dhunën në kopshtet dhe në çerdhet e vendit, ka ndodhur në kryeqytet dhe është bërë shkak për padi penale nga prindërit e fëmijës. Sipas dosjes prej 22 faqesh, ka rezultuar se fëmija i mitur, D.Gj. (6 vjeç), është djali i kallëzueses Amarilda Gj., i cili frekuenton kopshtin nr. 26, në Tiranë.

Në datën 23.06.2015, rreth orëve të pasdites, kur e ëma e tij ka shkuar për të marrë fëmijën, ajo e ka gjetur atë të fashuar në kokë dhe me njolla gjaku në veshjet e tij. Pas interesimit të saj mbi këtë ngjarje, pra, për shkakun se pse fëmija ishte përgjakur, nëna e djalit thotë që nuk ka mundur të kontaktojë fizikisht me shtetasen Adelina P., e cila është edukatorja përgjegjëse për fëmijën e saj.

Nëna e djalit të përgjakur nuk ka arritur të komunikojë me edukatoren, pasi ajo ishte larguar. E ëma e fëmijës ka kontaktuar me një kolege të edukatores përgjegjëse.

Shtetasja Rozeta A. i ka bërë me dije nënës së djalit se djali i saj, D.Gj., është dëmtuar në kokë duke luajtur me fëmijët dhe ai është shoqëruar për në qendrën spitalore ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore, duke mjekuar plagën, dhe është kthyer përsëri në kopsht.

DENONCIMI

Në lidhje me këtë fakt, nëna e djalit 6-vjeçar ka thënë se ndonëse në kopsht prej saj ishte depozituar numri i telefonit të familjes, pikërisht për të njoftuar ngjarje të tilla, prej stafit të atij kopshti dhe veçanërisht prej edukatores Adelina P., nuk është mundësuar një njoftim i tillë.

Madje, sipas nënës së djalit 6-vjeçar, ajo në asnjë rast nuk e ka takuar edukatoren, por ka folur vetëm një herë në telefon me të, ku, sipas Amarilda Gj., edukatorja është justifikuar duke i thënë se djali i saj është penguar duke luajtur me shokët. Në lidhje me kallëzimin Prokuroria, pasi ka administruar këtë padi penale, ka vendosur mosfillimin e procedimit në lidhje me përgjakjen e fëmijës.

Në arsyetimin e vendimit të Prokurorisë, midis të tjerave se në rastin në fjalë e kallëzuara Adelina P. nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi penale, pasi dëmtimet e fëmijës D.Gj. janë aksidentale dhe në këtë kuptim fakti i kallëzuar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

RIHETIMI

Pikërisht një përfundim të tillë Gjykata nuk e ka gjetur të bazuar, duke vendosur shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë dhe urdhërimin e rinisjes së hetimeve. Gjykata shprehet se kjo çështje duhet të dërgohet në Prokurori për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme, pasi konstatohet se organi i akuzës, pasi ka administruar kallëzimin e kallëzueses, si edhe deklarimet e saj, si edhe pasi ka pyetur disa punonjës të atij personeli, ka vendosur pushimin e hetimit.

“Pikërisht ndjekjen e një procedure të tillë gjykata e gjen të pamjaftueshme për të arritur në një përfundim, që duhej të ishte rezultat i një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm”, thuhet në vendim.

Gjykata konsideron se në rastin konkret ka nevojë për kryerjen e veprimeve të plota hetimore, të tilla që të hedhin dritë në faktin nëse rasti në fjalë ka ndodhur si në mënyrën e sipërtreguar (gjatë lojës), apo ngjarja që ka sjellë si pasojë dëmtimin e fëmijës ka ardhur si rezultat i mospërmbushjes së rregullt të detyrës prej edukatores.

Gjykata thekson se edhe hetimi rreth dëmtimeve të fëmijës D.Gj. është i domosdoshëm, veçanërisht në kuptim të faktit që lidhet me klasifikimin tyre dhe për pasojë të ekzistencës eventualisht të kryerjes së veprës penale të ardhur si pasojë e pakujdesisë në ushtrim të detyrës./panorama/a.k

Next Post

Kapet një sasi e madhe heroine me vlerë 500 mijë euro në kryeqytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In