• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë-Elbasan/Natën rruga kthehet në pistë garash

by Java News
25/11/2019 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 

Pranë rrethrrotullimi të Teg-ut në autostradën Tiranë-Elbasan. Ora shënon 12:30 minuta pas mesnate dhe kjo rrugë është kthyer në një pistë garash.

Abuzimi në këtë rrugë, fillon që prej orës 10 të mbrëmjes, atëherë kur bie fluksi i makinave dhe rruga krijon kushtet për të testuar shpejtësinë.

Ka edhe nga ata shoferë “SYPATREMBUR”, që shpejtësia e makinës së tyre nuk i druhet as autoritetit të policisë rrugore.

Por nuk ka vetëm gara me makinë. Ka edhe shoferë që siç duket, gara e tyre nuk është me të tjerë, por me veten.

Në jo pak raste, këto gara me makinë kanë edhe audiencën e tyre. Të dyja anët e rrugës, shpesh shihen të jenë edhe me të rinj, të cilët parkojnë makinat e tyre gjatë mbrëmjeve. Më pas fillon sfida, ku makinat testohen pa mëshirë, duke prodhuar incidente të njëpasnjëshme.

Rasti më i fundit kur kjo rrugë u kthye në një skenë krimi, ishte pak ditë më parë kur u nda nga jeta 17 vjeçari, Kristaj Vasili. Ai ishte pasagjer në mjetin mercedez benz ku shoferi po garonte me një tjetër makinë, për të humbur më pas kontrollin e për të prodhuar tragjedinë. Sikur të mos mjaftonte me kaq, të plagosur mbetën shoferi por edhe dy persona të tjerë të cilët kishin parkuar makinën e tyre në anë të rrugës.

Në këtë tragjedi rrugore, arma e krimit, ishte pikërisht makina me të cilën ai po udhëtonte dhe shpejtësia e pakontrolluar.

Është pikërisht kjo rrugë, e cila së fundmi ka tërhequr maksimalisht vëmendjen e policisë rrugore. Në radarët e këtyre të fundit, lexohen shpejtësi të automjeteve të cilat kalojnë përtej dyfishit të shpejtësisë së lejuar.

Për këtë arsye, gjatë javës, vetëm për tejkalimin e shpejtësisë, policia rrugore e Tiranës, iu ka hequr patentën 119 shoferëve. E po ashtu janë gjobitur edhe 229 shoferë, të cilët kanë qenë duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Top Channel

Next Post
MB-Ademit: Shkodra nuk i harron 61 vrasjet kur ishe Prefekte

Super policia/ Zv/Ministri Lamallari: Zbatimi i paketës do ndiqet nga ekspert të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com