• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tiranë-Elbasan/ LSI ‘gropë të zezë’ taksapaguesve me 335 milion euro

by Java News
21/12/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 4 vitesh në pushtet me Partinë Demokratike, oreksi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte zgjeruar ndjeshëm. Një prej thagmave të kësaj force politike në fushën e transportit është padyshim afera e rrugës Tiranë-Elbasan për të cilën tashmë janë kallëzuar në organin e akuzës ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhiko; Aksel Qurduka, ish Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë–Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë, për periudhën Korrik 2015 deri Tetor 2016 dhe Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë – Elbasan, për periudhën nga muaji Nëntor 2016 e në vijim.

Raporti i auditit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 USD. Përveç kësaj është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.

Ajo që duhet të dinë shqiptarët është se sa janë shpenzuar deri më tani për ndërtimin e kësaj rruge e cila ende nuk po përfundon dot. 222,700,00 USD janë financuar fillimisht nga një kredi e Bankës Islamike për Zhvillim. Më pas, është miratuar edhe një financim shtesë po nga Banka Islamike për Zhvillim në shumën 35,174,256 USD.

Kjo e çon shumën totale të financimit me kredi nga Banka Islamike për Zhvillim në vlerën 257,874,256 USD. 50,000,000 USD janë financuar në kuadër të marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi. Ndërkaq, me një hua nga Fondi i OPEK-ut është financuar edhe një shumë tjetër prej 20,400,000 USD.

Bazuar mbi këto kredi, shuma totale e financimit me fonde të huaja të kësaj rruge është aktualisht 328,274,256 USD. Për këtë projekt është përdorur edhe financim i qeverisëshqiptare për shpronësime në fazen e parë nëvleren 4.1 milion USD dhe për studimin e fizibilitetit në vlerën 2.9 milion USD, në total 7,000,000 USD, si dhe pagesat e TVSH-së. Pa llogaritur pagesat e TVSH-së, kostoja e Tiranë-Elbasan sot shkon në mbi 335 milion euro. Rruga ende nuk ka përfunduar dhe nuk dihet se sa para do të kërkojë sërish.(Lexo.al)

ma.me

Next Post
Edhe Stalone nuk shpëton, akuzohet për përdhunim

Edhe Stalone nuk shpëton, akuzohet për përdhunim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In