• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tiranë-Elbasan’, drejtori i LSI i “fali” kontraktorit për 1 muaj 36.9 milion USD

by Java News
21/12/2017 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për zgjatjet e afateve të punimeve për seksionin 1 dhe 3  në projektin Tiranë-Elbasan, kompania kontraktore ka bërë përgjegjës Autoritetin Rrugor Shqiptar duke ngritur pretendime për të kërkuar dëmshpërblime per vonesat dhe zgjatjet e afateve te punimeve. Sipas vendimeve të Bordit për shqyrtimin e pretendimeve, të cilat janë të formës së prerë, demi i shkaktuar si pasojë e zgjatjes së afateve të punimeve për segmentin 1 është në shumën 25,220,016.37 USD dhe për segmentin 3, në shumën 11,665,552.31 USD, në total në shumën 36,885,568.68 USD.

Konstatohet se për shqyrtimin e pretendimeve për të dy segmentet, nga treshja e Lëvizjes Socialiste për Integrim kryesuar nga ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhiko janë bërë amendime të kushteve të përgjithshme të kontratave bazë. Konkretisht për segmentin 3 është bërë amendimi nr. 7 datë 4.7.2017, kur punimet për këtë segment ishin marrë në dorëzim me procesverbalin e datës 09.03.2015, ndërsa për seg. 1 është bërë amendimi 12 datë 24.07.2017. Konstatohet se për amendimet e mësipërme të kontratave nuk ka një mbështetje ligjore dhe nuk janë marrë për bazë interesat më të larta të shtetit në nënshkrimin e tyre. Me anë të këtyre amendamenteve i është krijuar mundësia për rivendosjen në afat të kontraktorit, në mënyrë që të mund të iniciohej procedura e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me anë të ekspertëve.

Po ashtu konstatohet që për përzgjedhjen e ekspertit të palës shqiptare, si dhe për përfaqësimin në këtë proces nuk janë marrë masat e duhura për mbrojtjen të interesave të shtetit. Njësia e Zbatimit të Projektit dhe ARRSh, si për segmentin 1 dhe për segmentin 3, nuk kanë përfshirë institucionin e Avokaturës së Shtetit gjatë përfaqësimit të këtij ligji. Kërkimi i asistencës së Avokaturës së Shtetit është një detyrim ligjor i shprehur qartë në nenin 2, pika 2 të ligjit Nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e shtetit”,  ku thuhet: Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit.

Për institucionet dhe për çështjet juridike të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji, asistenca juridike e Avokaturës së Shtetit është e detyrueshme; dhe nenin 5 “Funksionet e Avokaturës së Shtetit”; pika 1 gërma “a” ku thuhet: ofron shërbim këshillimor për veprimtarinë juridike të organeve të administratës shtetërore qendrore dhe të enteve publike, veçanërisht për lidhjen e kontratave, të cilat parashikojnë efekte financiare për shtetin, po ashtu në germën b) të këtij neni përcaktohet se Avokatura e Shtetit: përfaqëson dhe mbron interesat pasurorë të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja, pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë.

Në këtë kuptim, në bazë të ligjit nr. 10018/2008, përfaqësimi i Avokaturës së Shtetit në cdo proces që mund të cënojë interesat pasurore të shtetit, është i detyrueshëm. Mos përfshirja e Avokaturës së Shtetit dhe mos kryerja e një përfaqësimi korrekt dhe të plotë nga ana e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH ka dëmtuar interest e shtetit dhe ka dhënë efekte negative në buxhetin e shtetit.

Perfaqesuesit e ARRSH-se nuk kane mbrojtur interesat e shtetit gjate shqyrtimit te pretendimeve te kontraktorit, nuk kane dokumentuar e provuar se vonesat ne zbatimin e këtij projekti, janë shkaktuar per faj te kontraktorit si ne rastin e vonesave te propozimeve per zgjidhjet teknike, mos zbatimin e detyrave te lëna nga Keshilli Teknik per zgjidhjet e propozuara, studimet jo te sakta te kryera nga vet kontraktori, pas propozimeve e miratimit te ndryshimeve te rëndësishme te projektit per seg 1 etj.

Keto fakte nga veprimtaria e personave te kallzuar, të cilët kanë ushtruar apo ushtrojnë funksione publike, krijojnë bindjen e arsyeshme se me veprimet e mosveprimet e tyre, kanë patur qëllime korruptive dhe duhet të jenë rezultat i pranimit të ofertave apo i premtimeve për përfitime të parregullta nga personat e kallzuar.

Në rastin konkret efektet financiare per buxhetin e shtetit në shumën 36,885,568.68 USD janë të konsiderueshme e për këtë shkak, duhej të merrej me parë konsulenca e avokaturës së shtetit. /Lexo.al

Next Post
Ja në cilat zona të Tiranës do të ndërtohen 17 shkollat e reja në 2018-n

Ja në cilat zona të Tiranës do të ndërtohen 17 shkollat e reja në 2018-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

October 31, 2026
Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

October 31, 2026
Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

October 31, 2026
Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

October 31, 2026
Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In