• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tiranë-Elbasan”, arrestimet për rrugët, për çfarë po hetohet ish-ministri i LSI

by Java News
06/02/2018 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet ndaj ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, në lidhje me rolin e tij në abuzimet dhe shkeljet, që janë vërejtur në rrugën Tiranë-Elbasan.

Deputeti i LSI-së ka qenë ministër Transportesh në kohën kur janë bërë shkeljet. Burime brenda organit të akuzës thonë për “Panoramën” se momentalisht po verifikohet roli i ish-ministrit, pasi në atë periudhë është bërë edhe një raport auditimi i KLSH-së, që gjeti shkelje në zbatimin e projektit.

Po kështu, rezulton se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është bërë që në vitin 2016, përpara se ministri Gjiknuri të çonte në Prokurori dosjen për tre ish-zyrtarët e rrugëve, Dashamir Xhika, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Konkretisht, bëhet fjalë për një auditim të KLSH-së ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar për projektin “Ndërtimi i Rrugës Tiranë-Elbasan”, për periudhën kohore 30.06.2015- 30.06.2016.

Hapësira kohore përkon me kohën kur Haxhinasto ka qenë ministër i Transporteve. Mirëpo, Haxhinasto dha dorëheqjen nga posti që mbante më 2 shtator të vitit 2016, vetëm 5 ditë përpara se KLSH-ja të bënte kallëzim në Prokurori për shkeljet e vërejtura në audit. Haxhinasto u zëvendësua më pas nga Sokol Dervishaj, edhe ky i ardhur nga radhët e LSIsë.

Ajo që bie në sy tjetër është se, KLSH-ja kallëzoi në Prokurori si drejtues të menaxhimit të projektit të rrugës, Aksel Qurdukun, i cili është arrestuar vetëm dy ditë më parë nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mbetet ende e paqartë se përse Qurduku nuk është proceduar gjatë gjithë kësaj periudhe me shkeljet e konstatuara nga KLSH-ja në raportin e vitit 2016.

Në këtë raport, dëmi nga abuzimet me zbatimin e projektit është vlerësuar deri në 6.4 milionë dollarë vetëm në atë periudhë kohore të dhënë. Në përfundim, KLSHja konstaton se përgjegjësia për shkeljet binte mbi Aksel Qurdukën. Ish-ministri Haxhinasto është filmuar dy ditë më parë në Gjykatën e Elbasanit, ku po zhvillohet gjyqi tjetër ndaj dy ish-krerëve të ARRSH-së për shkeljet në segmentin rrugor ElbasanGjinar. Dashamir Xhika po hetohet edhe nga Gjykata e Krimeve të Rënda, së bashku me dy ish-drejtuesit e menaxhimit të projektit “Tiranë-Elbasan”, Aksel Qurduku dhe Albens Alite.

Këta të dy u arrestuan vetëm dy ditë më parë nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetimet kanë nisur pas një raporti tjetër, të bërë në dhjetor të vitit 2017 nga Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës. Përveç dëmit prej rreth 54 milionë dollarë, auditi i ministrisë konstatoi edhe një shkelje të disiplinës financiare, me vlerë rreth 16 milionë dollarë.

Ky dëm, sipas auditit, është shkaktuar nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi. Po kështu, raporti i dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shkruan se 25,220,016 dollarë dëme janë shkaktuar nga mosargumentimi i vonesave për zgjedhje teknike financiere të çështjeve të dala, moszbatimi i detyrimeve të lëna nga Këshilli Teknik për kontraktonin e rrugës, duke i lënë hapësirë këtij të fundit për pretendime në zbatimin e projektit për segmentin nr. 1, duke mos përfshirë asistencën e Avokaturës së Shtetit në këtë çështje dhe 11,665,552 dollarë dëme janë shkaktuar në të njëjtën mënyrë si më lartë, por kësaj here për një segment tjetër të rrugës, atë nr. 3.

Raporti thotë se 10,816,007 dollarë dëme janë shkaktuar nga pagesat e dyfishta për punë të përfunduara më parë si edhe të shlyera para nënshkrimit të amendimit. Bëhet fjalë për para të hedhura edhe një herë, që s’dihet se ku kanë përfunduar, për një punë që është kryer sipas një kontrate te vitit 2016. PANORAMA

ma.me

Next Post
Françeska Jaçe lakuriq, publikon foto mënjeherë pas…

FOTOT/ Françeska di si të tërheqë vëmendjen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

August 25, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar -

Erdoğan: Armiqtë tanë kanë plane, por edhe ne kemi! Ndërtimi i Shekullit Turk ka filluar –

August 25, 2026
Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Kavajë / Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem

August 25, 2026
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Transporti sërish thirrje institucioneve: Të zgjatet paketa antikrizë, ose do të reduktohet flota

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com