Një makinë është djegur gjatë natës, teksa ka qenë e parkuar.
Ngjarja është shënuar rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, Tiranë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
/a.r