Policia e Tiranës bën të ditur se automjeti i Drejtoreshës së PNUD-it në vendin tonë është dëmtuar. Sipas policisë, gjatë natës në rrugën”Ali Visha” në Tiranë, janë dëmtuar katër gomat e autoveturës tip “Audi A-6”, me targe CD4205A, i cili ishte i parkuar jashtë banesës, në pronësi të shtetases Y.K, 46 vjeç, , Drejtoresha e PNUD, it Tiranë.
Sakaq ka nisur puna për identifikimin e kapjen e autorëve.









