Gëzimi i dasmës për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi për banorët e një pallati në Tiranë.
Disa dasmorë në Yzberisht kanë ndezur fishekzjarre të cilat i kanë vënë flakën një apartamenti.
Një nga fishekzjarrët e hedhur nga dasmorët përfundoi në ballkonin e apartamentit, duke sjellë edhe zjarrin.Për fat të mirë gjithçka është mbyllur pa të lënduar në njerëz, por vetëm me dëme të vogla materiale.