• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Bukuroshja si karrem, 22 vite për bandën e grabitësve

by Java News
05/03/2018 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër të rinj janë dënuar me 21.5 vite burg nga Gjykata e Tiranës, për katër episode vjedhjesh me dhunë të kryera në kryeqytet në pranverën e vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë, ata përdornin si karrem një vajzë 23-vjeçare për t’u tërhequr vëmendjen kalimtarëve, të cilët më pas i dhunonin dhe u merrnin sendet me vlerë.

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj katër të rinjve të akuzuar për “vjedhje me dhunë”. Të dënuarit janë tre djem dhe një vajzë 23-vjeçare, që sipas Prokurorisë, përdorej si “karrem” nga tre bashkëpunëtorët e saj për të futur në kurth të dëmtuarit.

Të pandehurit Fation Bushgjokaj, vëllai i tij i mitur A. Bushgjokaj, Elton Leka dhe Kristina Pjetri janë deklaruar fajtorë dhe kanë marrë dënime që varionin nga 4 deri në 7.5 vite heqje lirie, ndërkohë që përfituan uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Provat e paraqitura nga Prokuroria kanë bindur Gjykatën për të paktën 4 episode kriminale, të shënuara në 29, 30 e 31 Mars dhe 1 Prill 2017, ku të pandehurit përmes dhunës fizike dhe psikologjike u kanë marrë katër qytetarëve të ndryshëm aparatet celularë, portofolët, si edhe sende me të tjera me vlerë.

Në vendimin e gjykatës, një kopje e të cilit u siguria nga “ABC News” zbardhen episodet e vjedhjeve të dhunshme dhe roli i vajzës në to.

Sipas rrëfimit të të dëmtuarit me iniciale F. K. mbrëmjen e 1 Prillit 2017 teksa teksa po kalonte në rrugën dytësore pranë Kthesës së Kamzës, një vajzë bionde me trup të imët e veshur me kostum sportiv i ka dalë para duke i kërkuar telefonin për të kryer një telefonatë. Më pas, aty janë afruar të pandehurit e tjerë, të cilët i kanë marrë telefonin dhe portofolin dhe e kanë goditur.

Pranë të njëjtës zonë, i dëmtuari me iniciale O. H. ka treguar për prokurorët se i kishte dalë para një vajzë rreth të njëzetave, që i ka kërkuar t’i shtyjë pak makinën. Në ato momente, aty janë afruar miqtë e saj, që e kanë grabitur.

Katër të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan nga operacioni i koduar “Gracka” në ditët e para të Prillit të vitit të kaluar. Pas ndalimit, një prej tyre u “zbërthye” para prokurorëve duke zbardhur gjithë veprimtarinë e tyre si edhe vendin, ku i kishin fshehur sendet e vjedhura./abcnews.al

Next Post
Katastrofë për Barcelonën, dëmtohet Iniesta, një muaj larg futbollit

Katastrofë për Barcelonën, dëmtohet Iniesta, një muaj larg futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In