Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laknas të Tiranës, ku një 66-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga ura në lumë. Burime nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se Xhuma Neziri, banuese në kryeqytet, ka rënë aksidentalisht në lumë. Të njëjtat burime theksuan se trupi i viktimës është gjetur dhe nxjerrë nga shërbimet policore në afërsi të vendit të njohur si “Plepat e Brukës”. Sakaq, vijojnë hetimet në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.