• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfimi i ​Marita Lorenz: “Unë, spiunia që dashuroi Fidel Kastro”

by Java News
26/11/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak kanë jetuar momente nga të cilat mund të ndryshonin rrjedhën e historisë. Marita Lorenz ishte një ndër to. Ishte gruaja që kishte në dorë Fidel Castro, që mund t’i jepte fund jetës së tij duke ndryshuar rrjedhën politike të Kubës, por nuk e bëri. E lindur në Gjermani, Marita lindi në një kamp nazist. Në vitin 1959 ajo udhëtoi drejt Kubës ku takoi Fidel Kastron, me të cilin ra në dashuri.

Ajo sot është 76 vjeçe dhe kohë e fundit ka publikuar një libër me kujtime me titull “Unë, spiunia që dashuroi komandantin”. Lorenz rrëfen se ka qenë e dashura sekrete e Kastros për 8 muaj, për t’u bërë më pas agjente sekrete e CIA-s. Gjermania rrëfen se historia me Fidelin nisi kur një anije e babait të saj mbërriti në Havana në fillim të vitit 1959.

“Pashë një grup të rinjsh me uniforma ushtarake. Më ra në sy menjëherë më i madhi prej tyre. Mbante në dorë një puro. E pyeta sesi quhej, “Yo soy Cuba. Commandante Fidel Castro”, tregon ajo, duke shtuar se vetëm pak minuta më vonë, me pretekstin se do t’i tregonte anijen, ata të dy u gjendën në kabinë dhe aty shkëmbyen puthjen e parë.

Pasi u kthye në Nju-Jork, vajza mori një telefonatë nga Fidel Kastro dhe menjëherë udhëtoi drejt Kubës, ku u vendos në hotelin “Hilton”. Në dy dhoma pranë njëra-tjetrës flinin Kastro dhe Çe Guevara. Marrëdhënia e tyre zgjati 8 muaj dhe gjatë kësaj kohe Lorenz zbuloi se Kastro nuk ishte një burrë dhe aq pasionant në shtrat.

“Ishte më shumë i interesuar për përkëdhelje sesa për aktin seksual në vetvete, por në fund të fundit, të gjithë diktatorët kështu janë”, thotë gruaja, e cila ka edhe një fëmijë me diktatorin e Venezuelës, Marcos Perez Jimenez.

“Ishte narcist, shihej në pasqyrë dhe përkëdhelte mjekrën e vet. I mungonte besimi në vetvete, ose më mirë kishte nevojën ë përhershme të përkëdhelej si një fëmijë i vogël”, tregon ajo.

Për të dhe Kastron nuk mund të kishte të ardhme, pasi ai i kishte thënë se “jam i martuar me Kubën”.

Lorenz ngul këmbë se ka mbetur shtatzënë me Kastron, por pasi ka refuzuar ta abortojë fëmijën, atë ia kanë hequr gjatë një lindjeje të provokuar, ndërkohë që ishte nën efektin e drogës. Gjermania thotë se me kthimin e saj në Amerikë, CIA-ja e kontaktoi dhe i ngarkoi detyrën që të eliminonte Kastron. Marita pranoi marrëveshjen nga CIA në të cilën ajo do t’i jepte atij kapsula të mbushura me helm. Ajo arriti deri aty sa të fuste pilulat në dhomën e tij të gjumit në kutinë e saj të kremit, por pilulat u shpërbënë në krem dhe ajo kishte dyshime për aftësinë e saj që t’ja jepte me forcë Kastros kremin e fytyrës, por gjithashtu dhe u tremb.

Sipas Lorenz, Kastro në një farë mënyre e zbuloi planin e saj dhe i ofroi pistoletën e tij qe ta vriste, “Nuk e bëj dot Fidel”, i tha ajo. Fideli nxorri armën nga këllëfi dhe e pyeti; “A nuk erdhe që të më vrasësh?”

“Mendova se ai do të më vriste, por ai me la armën në dorë dhe më pyeti, ‘Hë pra, a nuk erdhe që të më heqësh qafe?”
Marita tregon se, në atë çast, Fideli vuri një puro në gojë dhe mbylli sytë. “Ai e dinte se unë nuk do e bëja dot. Dhe unë nuk e vrisja dot. Unë ende e doja atë, dhe ai mua”.
“Për këtë kishte të drejtë. Hoqa plumbat nga pistoleta dhe u lëshova në krahët e tij”, tregon Lorenz.

Por historia e saj nuk merr fund këtu. Lorenz nga frika se CIA mund ta vriste nëse qëndronte ende me Kastro, u kthye në Majemi ku u fsheh për shumë kohë, dhe ky ishte momenti kur ajo nuk e pa më me sy të dashurin e saj. Edhe pse ra në dashuri me një tjetër diktator, me venezulianin, Marcos Pérez Jiménez, me të cilin u bekua me një vajzë, Lorenz thotë se dashuria për Kastro nuk u venit kurrë.

“Që në momentin që pashë ishullin ku duhet të veproja si vrasëse, e kuptova që nuk e bëja dot këtë. Mund të kem reputacion si vrasëse, por unë nuk vras dot një mizë”, thotë Lorenz.

m1m2
Next Post
Berat/ Abuzuan me pronat, kallëzohen penalisht 13 specialistë dhe 2 ish-regjistrues të  ZVRPP

KLSH kallëzon në prokurori ish-kryetarin e komunës Buçimas dhe 3 anëtarë të KVO në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

May 12, 2026
“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

May 12, 2026
Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

May 12, 2026
“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

May 12, 2026
Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

May 12, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

Mërtiri: Shumica në PD të zhgënjyer me Berishën, partia ka prekur fundin

May 12, 2026
Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

May 12, 2026
Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuza të forta: Presidenti ukrainas i lidhur me skema të dyshuara për pastrim parash, nuk është ai që shfaqet në kamera!

Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuza të forta: Presidenti ukrainas i lidhur me skema të dyshuara për pastrim parash, nuk është ai që shfaqet në kamera!

May 12, 2026
“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

May 12, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In