• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë- Beograd, protestat e partive opozitare nisin thuajse në të njëjtën orë

by Java News
13/04/2019 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita shqiptare dhe ajo serbe thuajse në të njëjtën orë pritet të nisin protesta kundër qeverisë. Opozita shqiptare do ta zhvillojë protestën e saj në orën 18, ndërsa ajo serbe rreth orës 16.00. Në këto protesta kërkohet ndryshimi i qeverisë. Dalllimi i vetëm mes këtyre protestave është se deputetët e opozitës i dogjën mandatet, ndërsa deputetët serbë nuk kanë hedhur një hap të tillë.

Aleanca për Serbinë, si organizatore e protestës, ka ftuar qytetarët nga e gjithë Serbia të marrin pjesë në protestë. Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Protestuesit pritet të mblidhen para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar pastaj para Kuvendit të Serbisë, ka thënë kryetari i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq, transmeton rel.  Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Balsha Bozhoviq, ka thënë se që nga orët e hershme të mëngjesit forcat policore po mbajnë të rrethuar ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha se policia ndodhet brenda ndërtesës për parandaluar “nëse dikush përpiqet ta djegë atë apo të vjedhë pikturat dhe mobiliet brenda saj, si dhe të mbrojë deputetët dhe punëtorët brenda ndërtesës”. Në një postim tjetër në Twitter, ministri Stefanoviq tha se “nëse dikush tenton të sulmojë institucionet shtetërore siç bën me RTS, këtë nuk do të ia arrijnë”.

Nga ana e saj edhe Policia shqiptare ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës, duke forcuar sigurinë në institucionet më të rëndësishme të shtetit. Faktori ndërkombëtar ka bërë të ditur se dhunën nga ana e opozitës në protestë do ta konsiderojë si ‘një vijë të kuqe’.

/a.meta/javanews.al

Next Post
FOTOT/ “Ballo vjeneze”, nga zonja e parë te Meta dhe Rudina Hajdari, si u shfaqën VIP-at në tapetin e kuq

FOTOT/ “Ballo vjeneze”, nga zonja e parë te Meta dhe Rudina Hajdari, si u shfaqën VIP-at në tapetin e kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com