Pret damarët mbi varrin e vajzës, që u nda nga jeta në moshën 19-vjecare. Ngjarja e rëndë, që për fat u mbyll pa viktimë ndodhi pasditen e djeshme, në varrezat e Tufinës.
Burime nga policia bëjnë me dije se ishin kalimtarë ata që panë një burrë të gjakosur e të shtrirë përtoke dhe njoftuan policinë.
Mësohet se ai u identifikua si shtetasi Shyqyri Koçi, 63 vjeç, banues në Tiranë, i cili në gjendje të rëndë psikologjike, pas humbjes së vajzës ka dashur t’i japë fund jetës shkruan Panorama.
Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur kur preu damarët, por u pikas në kohë dhe tani ndodhet në spital.
I pyetur nga policia për aktin ai është shfaqur i dëshpëruar teksa ka thënë se “doja që të bashkohesha me vajzën dhe prindërit që nuk i kam më, se jeta pa ta nuk ka kuptim”.