Një kalimtare ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm në kryeqytet pasi u përplas nga një autobus. Aksidenti ndodhi në zonën e Kombinatit, ndërsa gruaja po kalonte në anën tjetër të rrugës.
E plagosura është transportuar me ambulancë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar shoferin e autobusit të linjës KombinatKinostudio, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit