• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fotografia që tronditi botën dhe historia rrënqethëse pas saj

by
20/08/2015 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imazhi i një babai sirian ndërsa përqafon me lot në sy djalin dhe vajzën e tij në një plazh të Greqisë është kthyer në hit në internet.

Fotografia e Laith Majid, e shkrepur nga Daniel Etter rreth orës 4:30 të mëngjesit në një plazh të ishullit Kos në Greqi, ka provokuar një reagim të fortë ndaj përshkrimeve jonjerëzore rreth emigrantëve.

Etter, reporteri i pavarur 34-vjeçar, rrëfen se nuk është prekur kurrë kaq shumë nga një imazh.

Ai arriti të njohë këtë familje të klasës së mesme nga qyteti sirian Deir ez-Zor.

Familja, që ka duruar për vite me radhë bombardimet nga qeveria siriane, forcat rebele dhe së fundmi nga ISIS, shpresonte për një jetë më të mirë në Gjermani.

Etter, i vendosur në Barcelonë, por që aktualisht fotografon turistët përgjatë kufijve të Bashkimit Europian, ka punuar si mësuese anglishteje.

kjo-fotografi-ka-edhe-nj-euml-rr-euml-fim-brenda-pas-m-euml-shum-euml-se-dy-or-euml-sh-varka-s-rsquo-kishte-m-euml-aj-euml-r-foto_hd

Ai tha për Spiegel Online se familja me katër persona, së bashku me 8 të tjerë, erdhën me një gomone të projektuar vetëm për tre persona.

“Pas më shumë se dy orësh, varka s’kishte më ajër, filloi të fuste ujë. Refugjatët ndodheshin në ujë kur mbërritën në breg. Por fatmirësisht, mbërritën të sigurt”, tha ai.

“Në atë moment ata u gëzuan që ia dolën, dashuria për familjen, dhe pikëllimi për atë çka kishte ndodhur”.

Më vonë familja qëndroi në një tendë të improvizuar në një tjetër plazh në ishullin Kos, përpara se të ngjiteshin në bordin e Eleftherios Venizelos të krijuar nga autoritetet greke për procesin e refugjatë sirianë.

Etter tha edhe pse ai punon si fotograf, duke qenë dëshmitar i shumë skenave emocionuese, asnjë foto nuk e kishte prekur kaq shumë.

“Nuk më ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë”, tha ai për Spiegel Online.

Sipas lajmeve numri i emigrantëve për të arritur në Europë është rritur ndjeshëm me një rekord të lartë prej 107.500 vetëm në muajin gusht./TemA/

Next Post

Rënia e Lazaratit ndikon edhe Kosovën, çmimi i hashashit shkon deri 5000 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In