Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit” është vënë në prangat e policisë. Në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë u vu Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
ma.me











