• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Arrestohet 29-vjeçari në “Don Bosko”, kishte bërë gati për shitje dozat e kokainës dhe kanabisit

by Ardit Rada
15/10/2020 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, që posedonte dhe shpërndante kokainë dhe kanabis në zonën e “Don Boskos”.

Në pranga ka rënë i riu F. Z., të cilit gjatë kontrollit fizik në rrugën “Don Bosko”, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi i janë gjetur dhe sekuestruar doza kokaine e kanabisi gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Vihet në pranga 29-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar një operacionin për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
F. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi F. Z. merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në rrugën “Don Bosko”, duke ushtruar kontroll fizik ndaj tij, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit F. Z., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/e.rr

Next Post
“Kushtetuesja”/ Ralf Gjoni: Duhet të zbatojmë ligjin, jemi mësuar t’i bëjmë gjërat me një të rënë lapsi

Gjoni-Spiropalit: Shkarkoni Metën dhe zëvendësojeni me një grua socialiste, të dorëhiqet edhe Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In