Në një pallat në rrugën Jordan Misja në Tiranë, një i moshuar ka ngacmuar seksualisht një vajzë 30 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa policia ka arrestuar në flagrancë të moshuarin 62 vjeçar me inicialet E.L .
Momenti i ngacmimit seksual ka ndodhur në çastin kur i moshuari dhe e reja po prisnin ashensorin e pallatit, në katin e parë të ndërtesës. Pasi kanë marrë ashensorin, i moshuari ka nisur të ngacmojë seksualisht fqinjën e tij.
E reja ka dalë menjëherë nga ashensori dhe ka lajmëruar policinë e cila ka kapur më pas të moshuarin.









