Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. M.H akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë më të dashurën e tij si dhe e ka rrahur atë.
Burime nga Policia e Tiranës, thonë se M.H kishte rënë dakort që të ndahej me të dashurën 27 vjeç. Por në fund 42-vjeçari nuk ka pranuar që të ndahet nga ajo dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Gjithashtu ai e ka mbajtur të mbyllur në banesë për disa orë si dhe e ka dhunuar.
27-vjeçarja ka bërë kallëzim në Polici, ku pretendon se është përdhunuar nga i dashuri i saj, po ky i fundit ka mohuar akuzat, duke thënë se ata ishin të lidhur prej kohësh, raporton shqiptarja.com. Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të muajit Korrik, ku vajza ka shkuar në Polici për të bërë denoncim. Në dëshminë e tij 42-vjeçari thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe as e ka përdhunuar. M.H do të mbahet i ndaluar në Polici, derisa të dalin rezultatet e ekspertizës së mjekëve./a.m.