• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja si të përllogarisni pikët për në universitet

by A R
07/07/2017 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dje kanë filluar ethet e vërteta të maturantëve për garimin në universitete. Me pesë komponentët e njohur tashmë, ata kanë nisur përllogaritjen e pikëve bazuar në formulën e shpallur për degët që dëshirojnë, shkruan “Panorama”.

Nëse vjet nuk kishin kurrfarë orientimi për shkak të formulës së ndryshuar tërësisht, në garën për vitin e ri akademik ata mund t’u referohen pikëve të fituesit të fundit të vitit të kaluar.

“Panorama” boton sot tabelën me pragun minimal hyrës në fazën e parë të shpalljes së fituesve, përpara uljeve të njëpasnjëshme të vizës së kuqe, që ndante fituesit me humbësit. Në garën e këtij viti, raundet mbeten dy, por me faza të përcaktuara regjistrimesh 48-orëshe, çka duket se do të garantojë moszvarritjen e procesit.

piket-universitet

APLIKIMI

Për dhjetë ditë, të gjitha shkollat e mesme duhet të kenë përllogaritur notën mesatare për secilin maturant që kandidon për ndjekjen e studimeve. Ajo çka duhet të bëjnë këta të fundit përpara aplikimit në portalin e maturës është pagesa e mandatit prej 2 mijë lekësh në zyrat e postës apo në një bankë të nivelit të dytë, për ta dorëzuar në shkollë me qëllim hedhjen në sistem të notës mesatare.

llogaritja-e-pikeve

Aplikimi online në portalin e maturës nis pas dy javësh, nga 20-29 korriku, dhe bëhet në bazë të një kalendari datash që pritet të publikohet këto ditë nga Qendra për Shërbimet Arsimore. Nga lista e degët, kandidatët do të duhet të listojnë dhjetë programe në universitetet publike e private që ofrohen në vend.

“Maturantët aksesosen në portal me kredencialet e tyre: ID e kandidatit, emri, atësia, mbiemri, karta e identitetit, e-maili i kandidatit e të tjera. Kandidatët zgjedhin deri në dhjetë programe studimi nga lista e programeve të studimit, që ofrohen nga IAL-të publike/jopublike për vitin akademik 2017-2018”, përcaktohet në udhëzimin e Ministrisë për pranimet në universitete. Ashtu si vitin e kaluar, në portal nuk do të mund të aplikojnë ata që nuk kanë pragun minimal hyrës të vendosur nga qeveria: nota 6.

GARA

Në përfundim të procesit të aplikimeve, brenda 23 gushtit, QSHA duhet t’u nisë universiteteve listën e aplikantëve bashkë me të dhënat për secilin prej tyre: notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të maturës, mesataren e gjimnazit, atë të maturës shtetërore, atë të përllogaritur sipas VKM-së nr.346, datë 19.04.2017, dhe indekset e profileve të shkollave të mesme.

Në bazë të treguesve të mësipërm dhe formulës së përcaktuar më herët nga vetë ata, universitetet bëjnë rankimin e kandidatëve në varësi të pikëve të grumbulluara dhe kuotave në dispozicion. Në udhëzimin e Ministrisë për pranimet e reja, ky proces duhet të përfundojë brenda 28 gushtit, datë kur në çdo fakultet janë afishuar listat e aplikantëve fitues, duke i hapur rrugë një ditë më pas procesit të regjistrimeve për fazën e parë./Panorama/a.m.

Next Post
Grushte mes durrsakëve, mes tyre një vajzë (VIDEO)

Grushte mes durrsakëve, mes tyre një vajzë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

April 21, 2026
Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

April 21, 2026
FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

April 21, 2026
Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

April 21, 2026
Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

April 21, 2026
Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

April 21, 2026
Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

April 21, 2026
U dënua me 1 vit burg për ‘korrupsion zgjedhor’, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

U dënua me 1 vit burg për ‘korrupsion zgjedhor’, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

April 21, 2026
Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD

Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD

April 21, 2026
Burg përjetë Naim Murselit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Burg përjetë Naim Murselit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In