Një grua 30 vjeçare është arrestuar pasi ajo ka rrahur dhe kërcënuar në mënyrë sistematike vjehrrën e saj. Policia ka vënë në pranga të renë, në rrugën Jordan Misja në kryeqytet.
E ndaluara është 30 vjeçarja me inicialet E.L, e cila banonte në të njëjtën shtëpi me vjehrrën e saj me inicialet D.L, e moshës 73 vjeçare.