• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ 17 vjeçarja xheloze nuk duron dot… denoncon të dashurin, por përfundon vetë në burg

by Java News
11/12/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërprerja e lidhjes së dashurisë me një djalë që i kishte premtuar martesë nuk është “gëlltitur” lehtë nga një 17- vjeçare. Për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se ai e kishte tradhtuar gjatë kohës që ishin bashkë, ajo e ka kallëzuar në Polici për përdhunim.

Në pak kohë është kuptuar që kallëzimi ishte i rremë, fakt i pranuar edhe nga vetë 17-vjeçarja S. K. para hetuesve.

Për këtë shkak ajo ka përfunduar si e pandehur në Gjykatën e Tiranës, ku pak ditë më parë u deklarua e fajshme për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Gjykata vendosi dënimin e saj me 4 muaj burg, por përfundimisht lënien e saj në liri me kusht për një periudhë 2-vjeçare. Gjatë kësaj kohe ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, shkruan Panorama.

Në kallëzimin e saj të bërë në tetor të vitit të kaluar, e reja ka pohuar se gati një muaj e gjysmë më parë ishte njohur me një djalë, me të cilin kishte dalë disa herë për kafe dhe kishte ndenjur me të shumë herë. Gjatë kësaj kohe ata kishin pasur disa herë marrëdhënie intime me njëri-tjetrin, por marrëdhënia kishte qenë pa dëshirën e saj.

Pas këtij kallëzimi, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer disa veprime hetimore në lidhje me ngjarjen, duke pyetur familjarët e saj.

Nga ana tjetër, nga ekzaminimi mjekoligjor i kallëzueses nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj. Gati një muaj më vonë, janë marrë deklarimet e të kallëzuarit R. M. Ai ka sqaruar para hetuesve se ishte njohur përmes rrjeteve sociale me 17-vjeçaren.

Me kalimin e kohës ai ishte njohur dhe kishte takuar edhe disa prej familjarëve të saj. Pas kësaj dite, ata kanë kaluar edhe një javë bashkë, ku kanë pasur edhe marrëdhënie seksuale me njëri- tjetrin në tri-katër raste, me dëshirën e përbashkët dhe se në asnjë rast nga ana e tij nuk ishte ushtruar dhunë, shkruan Panorama.

Ai ka pretenduar se S. K. duhet të jetë shtyrë nga dikush për të bërë këtë lloj kallëzimi, pasi nuk kishte asgjë të vërtetë në përmbajtjen e tij. Pasi janë marrë edhe deklarimet e të afërmve të 17- vjeçares, të cilët kishin qenë në dijeni të raportit të dy të rinjve, atëherë është thirrur për t’u ripyetur në prokurori S. K.

Në deklarimin e saj të dytë, ajo ka sqaruar se pasi ishte njohur me R. i kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit se do të martoheshin. Por pas disa kohësh ajo ka kuptuar se partneri i saj nuk ishte korrekt në marrëdhënien me të. Një ditë ajo është vënë në dijeni se ai do të largohej jashtë vendit dhe nga xhelozia, si dhe pas dyshimeve se ai e kishte tradhtuar, ka menduar ta kallëzojë në polici.

“…Nisur nga këto që theksova më lart, kallëzimi im i datës 06.10.2015 ka qenë tendencioz në mënyrë që të bëhesha më e besueshme”, ka thënë ajo para hetuesve.

Gjithashtu, ka sqaruar se marrëdhëniet intime me të dashurin i kishte kryer me dëshirën e saj dhe se ajo e kishte kallëzuar, pasi ai nuk donte që të martohej me të.

Next Post
Në Iran nis nxjerrja e targave edhe për devetë

Në Iran nis nxjerrja e targave edhe për devetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

November 7, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

November 7, 2026
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In