• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana “zhduk” qeset plastike, prodhuesit e bukës i bashkohen nismës së Veliajt

by Java News
20/09/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sajë të nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin deri në eliminimin e përdorimit të qeseve plastike, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me një grup përfaqësusesish nga Shoqata e Prodhimit të Bukës për të marrë mbështetjen e tyre për këtë nismë.

Bashkia e Tiranës nënshkroi sot një marrëveshje mirëkuptimi me Shoqatën e Prodhueseve të Bukës, Pastiçierisë dhe Brumërave, e cila ka 250 anëtarë, me anë të së cilës bien dakord për mospërdorimin e qeseve plastike, duke sjellë një reduktim të tyre me 1 milion në ditë.

  Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se përmes kësaj marrëveshjeje hapet një kapitull i ri dhe një fitore e Tiranës për të pasur një qytet më të pastër.

 “Është më shumë se një fitore e drejtpërdrejtë në betejën për të pasur një Tiranë më të pastër. Bashkimi i shoqatës me 250 furra buke dhe pastiçierie me nismën tonë redukton 1 milion qese në ditë në Tiranë. Kjo bën krenar secilin në shtëpinë e vet sot, është diçka konkrete dhe të prekshme, pra që ne në Tiranë e ndjejmë nga mënyra sesi është qyteti sot, më i pastër. Me firmën e sotme, ne hapim një kapitull të ri. Mezi pres që kjo të ndikojë edhe tek të tjerët që në të gjithë Tiranën ta shpallin qytetin më avangard në Ballkan. Nuk ka qytet realisht sot në Ballkan që ta ketë bërë këtë, fillimisht me supermarketet dhe me shitësit e bukur. Ju garantoj që do të na kopjojnë”, tha Veliaj, duke deklaruar se synimi është reduktimi total i përdorimit të qeseve plastike.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se kryeqyteti shqiptar prodhonte çdo muaj 100 ton qese, duke sjellë probleme edhe me përmbytjet. Veliaj tha se reduktimi i përdorimit të qeseve plastike, është një histori suksesi që bën krenar të gjithë. “Tirana ka qenë një qytet që çdo muaj prodhonte 100 ton qese. Pjesa e mbetjeve dhe e mbeturinave, përfshi këtu dhe projektin e qeverisë për të kthyer në energji mbetjet, siç ndodh në Elbasan, duhet të fillojë që nga reduktimi. Fakti që kemi reduktuar ndjeshëm 100 ton çdo muaj, është një histori suksesi që do ju bëjë të gjithëve të ndiheni krenar”, tha ai.

  Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se të premten do të jetë rikthehet nisma “Dita pa makina”, e cila synon që të sensibilizojë qytetarët për përdorimin e mjeteve alternative me qëllim uljen e ndotjes në kryeqytet. “Do të kemi edhe ditën pa makina, në datë 22, të premten, prapë një hapësirë pedonale, do të bëjmë një ekspozim të makinave elektrike dhe taksive elektrike, pra mjeteve alternative. Gjithmonë e më shumë, energjia do të bëhet më e lirë, kurse karburanti më i shtrenjtë”, tha Veliaj. Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

 1-      Nga rruga” Luigj Gurakuqi” do të zhvendoset në Blv. “Dëshmoret e Kombit” ,  përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;

 2-      Rruga “ Kont Urani “, do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;

 3-      Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “ Vaso Pasha”;

 4-      Rruga “ Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

  Për të ulur ndotjen dhe për të krijuar hapësira të reja për qytetarët, kreu i Bashkisë nënvizoi se disa zona do të kthehen në hapësira pedonale. “Edhe këtë vit pavarësisht se i kemi kthyer disa hapësira në 100 % pedonale, duke filluar nga sheshi “Skënderbej”, te Pazari i Ri, prapë do të investohemi edhe këtë vit në disa hapësira të tjera pedonale. Një prej tyre do të jetë gjithë sheshi “Nënë Tereza”. Siç e dini, me kohë të pjesshme ai është pedonal duke filluar nga Presidenca deri te korpusi universitar. Kështu që një hapësirë do të jetë aty, hapësira tjetër do të jetë pas Ministrisë së Arsimit. Pra duam të kemi hapësira pedonale edhe në disa lagje, është zona ku është klubi “Heminguej” dhe disa shtëpi karakteristike të Tiranës. E ka potencialin në të ardhmen të kthehet në një tjetër hapësirë si Pazari i Ri”, tha ai.

  Një tjetër nismë e cila do të ndikojë në rritjen e pastërtisë së ajrit dhe uljen e ndotjes, do të jetë edhe Pylli Orbital. Kryebashkiaku deklaroi se gjatë muajve në vijim do të mbillen një numër i konsiderueshëm pemësh, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës në qytetin tonë.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Fjalimi i Trump në OKB me flamurin shqiptar në sfond

VIDEO/ Fjalimi i Trump në OKB me flamurin shqiptar në sfond

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In