• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana vlerësohet në Kongresin Botëror & Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë

by Java News
16/11/2018 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin.

“Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t’u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se minorancat e zhurmshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur 3 vjet më parë në Tiranë. “Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin ‘Skënderbej’, Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës”, shtoi ai.

Duke sjellë si shembull këndin e lodrave te Parku i Liqenit apo Pazarin e Ri, Veliaj tha se gjithmonë do të ketë një minorancë që bën zhurmë për çdo projekt, por shumica do zhvillimin. “Teksa flasim ka rezistencë për ndryshimin në Tiranë; ka filluar me Këndin e Lodrave, me sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin, por shikoni sa më e mirë është Tirana sot dhe si vlerësohet transformimi i saj në botën perëndimore, në botën e zhvilluar. Kështu që, për ne që jetojmë përditë dhe për të gjithë ata qytetarë që e duan punën, e duan ndryshimin, drejtësinë, e duan që Tirana të shikojë ditë të bardha e ndryshime që transformojnë jetën tone, ju jam shumë mirënjohës”, tha kryebashkiaku.

Veliaj deklaroi se edhe vitin tjetër Tirana do të vijojë të punojë çdo ditë, ndërsa theksoi se një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe çështjeve sociale. “Mezi pres që të vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit me këto ndryshime. Punën nuk do ta ndalojmë për asnjë ditë, do vazhdojmë të punojmë përditë, përditë, duke shfrytëzuar çdo orë, çdo minutë për transformimin e Tiranës. Sigurisht, do të kujdesemi për çdo çështje sociale, për çdo shpronësim, për çdo kujdes me qira, për çdo trajtim special nëse dikush ka nevojë. Ky është i njëjti qytet që ka sot mensa sociale, që ka sot shtëpi sociale, që ka sot kredi të buta. Kemi treguar se dimë ta bëjmë shumë mirë trajtimin social, ama progresi nuk do të ndalet”, tha Veliaj.

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota.

a.ç

Next Post
Lleshi: Bularati, provokim vulgar; 52 grekë shpallen “non grata

Ilir Metës nuk do t’i “ndahet” emri i Sandër Lleshi nga tryeza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In