• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana Triathlon”/ Liqeni i Farkës kthehet në një destinacion sportiv

by Java News
09/06/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E kthyer tashmë në një traditë të bukur, për të dytin vit, Liqeni i Farkës mikpriti garën Triathlon-it në Tiranë, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Në garë morën pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë. Në nisje të saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe qytetarët e shumtë të ardhur në Parkun e Farkës, i cili falë investimeve të bashkisë është kthyer në një destinacion turistik e sportiv.

 “Një mikpritje shumë e madhe, tipike tiranase, shqiptare, për të gjithë ata që na kanë ardhur nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, madje pashë dikë edhe nga Franca, të tjerë nga Greqia. Është një aktivitet cilësor, i cili jo vetëm e ka futur Farkën në hartën sportive të qytetit, por e ka bërë Tiranën një vend tërheqës edhe për këtë lloj sporti. Një duartrokitje për të gjithë ata që na kanë ndihmuar, e vlerësojmë shumë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se falë investimeve, Parku i Farkës do t’i shërbejë të gjithë brezave të ardhshëm, ndërsa premtoi vijimin e punës për transformimin e kësaj zone. “Jam i lumtur që një pjesë e itinerarit do të bëhet në këtë investim që kemi bërë për Farkën. Është bërë vetëm gjysma, për të gjithë ju që vraponi tek Liqeni do të shikoni që po hidhet gjurma e një parku që do të jetë si Parku i Liqenit pas 30-40 viteve, kur të jenë rritur kalamajtë tanë. Do të shihni shumë prej pemëve të mbjella dhe me atë rast shpresoj se do të ktheheni edhe në agjentë marketingu të parkut të Farkës”, tha ai.

Duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë në promovimin e këtyre vlerave, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi se tashmë, edhe agroturizmi po merr një rëndësi të veçantë, duke ndihmuar ekonominë lokale. “Kemi një superdyndje tek Liqeni i Tiranës, me sportistë, me ata që po bëjnë biçikletat e pistat e reja, me familjarë, ndërkohë që na duhet bashkëpunim i secilit, të fillojmë e ta promovojmë pak më shumë Farkën, edhe për ta ulur presionin te Parku i Liqenit, por sigurisht edhe për të ndihmuar ekonominë e zonës. Ashtu si do bëjmë edhe sot, kush vjen për vrap e për sport, do konsumojë edhe një vakt, po do blejë edhe një produkt, ndoshta një ditë do rrijë në bujtinat tona”, theksoi Veliaj.

Vendet e para për meshkuj dhe për femra u fituan nga dy atletët serbë, Strahinja Trakiç dhe Vida Medic. Përgjatë gjithë itinerarit ishin të pranishëm Policia Bashkiake, ambulanca dhe vullnetarë, të cilët ndihmuan garuesit në sinjalistikë dhe në pikat e shpërndarjes së ujit./l.m

Next Post
Rama në Dibër: Më 30 qershor do vendosim një kufi të qartë

Rama në Dibër: Më 30 qershor do vendosim një kufi të qartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In